Tana dhe Arijona, sfidohen nga lojërat e “Orës së Pasdites” (VIDEO) NULL NULL 09.02.2024 21:27 09.02.2024 21:27 Supermendjet, Tana dhe Ariona Kuizi tashmë i dashur për të vegjlit tanë çdo të premte është prezent në ekranin e Klan Kosovës. Në “Supermendjet”, çdo herë janë dy fëmijë, të cilët mes vete garojnë duke u përballur me sfida të ndryshme, natyrisht përshtatur moshës së tyre. Pjesëmarrja në një garë kaq të lezetshme televizive, nuk i lë pa dhurata. Dhe jo vetëm një, por gjatë secilës lojë së përfunduar, ata do të marrin shpërblime. Në të premten e kësaj jave, ishin Tana dhe Arijona, ku përgjatë gjashtë lojërave shpesh edhe barazoheshin. Qëllimi i një hapësire mediale për mosha të tilla, nuk ka për synim nxjerrjen e fituesit me patjetër, megjithatë lojërat janë tejet atraktive dhe në të njëjtën kohë nxisin ndjenjën e garimit. Përmes linkut të mëposhtëm, të gjithë ju mund t’i shikoni garuesit gjersa mundohen të dëshmojnë vetën.