Gjilan: I publikoi fotot e një vajze në Telegram dhe Whatsapp, arrestohet 19 vjeçari NULL NULL 06.02.2024 14:11 06.02.2024 14:11 19-vjeçari arrestohet në Gjilan, ia publikoi fotografitë një vajzës 26-vjeçare në WhatsApp Një 19-vjeçar është arrestuar në Gjilan, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Fotografimi apo incizimet tjera të paautorizuara’’. Kështu ka bërë të ditur për Klankosova.tv zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, Liridona Xheladini. “Me urdhër të prokurorit i dyshuari gjendet në ndalim 48 orësh dhe ndaj tij brenda afatit ligjor do të kërkohet masa për sigurimin e të pandehurit në procedurë penale”, tha ajo në një përgjigje për Klankosova.tv Siç raportohet, i dyshuari veprën e kishte kryer në ditët e para të janarit. Ai i ka shfrytëzuar fotografitë e viktimës (vajzës 26-vjeçare), në rrjetet sociale Telegram dhe Whatsapp.