Një i vdekur e 20 të lënduar nga një aksident trafiku në Manastir NULL NULL 30.01.2024 18:47 30.01.2024 18:47 Fotoilustrim: Aksident Një person ka humbur jetën dhe 20 të tjerë janë lënduar në përplasjen midis një veture dhe një furgoni i cili po transportonte punëtorë rrugës për në Demir Hisar në Maqedoninë Veriore. Në vendin e ngjarjes jetën e humbi 24 vjeçari, shofer i automjetit, transmeton klankosova.tv. Njësitet zjarrfikëse nga Manastiri ndihmuan në nxjerrjen e viktimës dhe personave të lënduar. Nga Spitali i Manastirit thonë për Alsat Maqedonia, se kanë pranuar 20 pacientë, anise asnjëri prej tyre nuk është në rrezik për jetën. Hetimet janë duke vazhduar nga vendi i ngjarjes.