Flutura Kusari, një nga 13 heroinat e “Le Courrier des Balkans” NULL NULL 30.01.2024 18:01 30.01.2024 18:01 Juristja e mediave, Flutura Kusari në takim me ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot, 30 janar, 2024. Foto: Ambasada franceze Juristja e mediave, Flutura Kusari, është shpallur në mesin e 13 heroinave të vitit 2023 në Ballkan nga media prestigjioze franceze, “Le Courrier des Balkans”. Njoftimin e bëri të ditur vetë Kusari, e cila tha se ndihet jashtëzakonisht e nderuar me këtë vlerësim. “Dreka sot në rezidencën franceze ma dha mundësinë me diskutu me ambasadorin francez Olivier Guerot dhe stafin e ambasadës për lirinë e medias dhe të shprehjes në Kosovë dhe rajon”. “’Le Courrier des Balkans’ e fillon përshkrimin për mua me fjalët: ‘Ajo është zëri i gazetarëve’. Nuk ka nder më të madh për mua se sa me u pa si zëri i gazetarëve”, tha Kusari në një postim në Facebook, teksa falënderoi gazetaren dhe shkrimtaren, Nerimane Kamberi. Edhe ambasadori Guerot shkroi për këtë vlerësim të Kusarit. “Diskutim i mbarë me Flutura Kusarin, një nga 13 heronjtë dhe heroinat e vitit 2023 të përcaktuar nga ‘Courrier des Balkans’. Guximi, profesionalizmi dhe integriteti janë vendimtare për lirinë e shtypit në Kosovë. Liria e shtypit dhe e shprehjes janë prioritetet kryesore të diplomacisë franceze”, shkroi Guerot në Twitter. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Insistimi për votimin “tinëzar”, Kajtazi: Kurti i do votat e Listës Serbe për Haxhiun (VIDEO) 11 orë më parë
Kosova “Uniforma të grisura, antiplumba të huazuar – Policia e Kosovës në krizë logjistike” (VIDEO) 14 orë më parë