Eurozona i shmanget për pak recesionit teknik NULL NULL 30.01.2024 12:20 30.01.2024 12:20 Eurozona Eurozona ka shmangur rënien në recesion, me gjithë tkurrjen e ekonomisë së Gjermanisë dhe stagnimit të Francës në tremujorin e fundit të vitit 2023. Bruto Produkti Vendor në gjithë Eurozonën dhe Bashkimin Evropian ishte i sheshtë në çerekun e fundit të vitit, thonë të dhënat e Eurostat, përcjell KlanKosova.tv. Kjo rrjedh pas një tkurrjeje prej 0.1 përqind në çerekun e tretë, që do të thotë se Evropa ka shmangur për pak një recesion teknik (dy tremujorë negativë radhazi). Rritja e raportuar ekonomike e Italisë (0.2%), Spanjës (0.6) dhe Portugalisë prej (0.8%) e ka ndihmuar Eurozonën që të mos ketë një tkurrje tjetër.