Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Çmimi i parë në Roterdam për filmin “Krahët e punëtorëve”, Çeku: Arritje që shpërfaq potencialin e vendit

NULL NULL
30.01.2024 10:26
"Krahët e punëtorëve"
Filmi kosovar "Krahët e punëtorëve" me çmimin e parë në Roterdam në "Short Tiger"

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, e ka vlerësuar triumfin e filmit kosovar “Krahët e punëtorëve” në Festivalin e Filmit në Roterdam të Holandës në kategorinë “Tiger Short”.

“E nisëm mbarë vitin në kinematografi”, nis Çeku postimin e tij për suksesin në këtë festival të kategorisë A të filmit të regjisorit Ilir Hasanaj transmeton KlanKosova.tv.

“Edhe një arritje tjetër që shpërfaq talentin e filmbërësve tanë në skenën ndërkombëtare, potencialin e jashtëzakonshëm që ka vendi ynë”, vazhdon ministri.

“Urime Ilirit dhe gjithë ekipit, po ashtu Qendrës Kinematografike të Kosovës që ka mbështetur realizimin e këtij filmi”.

 

lajme të ngjashme