Taylor Swift feston me prindërit e të dashurit, Donna dhe Ed Kelce, për sigurimin e Super Bowl NULL NULL 29.01.2024 17:55 29.01.2024 17:55 Foto: People Këngëtarja Tayloe Swift mbrëmë ka qenë shumë e lumtur dhe krenare me të dashurin e saj, Travis Kelce. Kjo për shkak se Kelce dhe ekipi i futbollit amerikan që ai luan, Kansas City Chiefs, e kanë siguruar finalen për të luajtur në ngjarjen më të madhe të futbollit. Swift vazhdimisht ka qëndruar afër të dashurit të saj në festën që u bë mbrëmë, aty të pranishëm ishin të gjithë edhe prindërit e Kelce, Donna dhe Ed Kelce. Këngëtarja është parë gjatë tërë kohës e afërt me ata derisa e festonin fitoren e Kelce. Ekipi i Kelce e ka mposhtur Baltimore Ravens, 17-10, në ndeshjen e kampionatit AFC, shkruan People, transmeton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Ndërkombëtar "Xheloze për suksesin e saj" - Gazetari meksikan flet për motivin e vrasjes së influenceres gjatë live-it në TikTok (VIDEO) 1 month