Psikologu Zeka: Kemi dështuar t’i edukojmë fëmijët brenda familjes NULL NULL 24.01.2024 21:34 24.01.2024 21:34 Psikologu Arbër Zeka Psikologu Arbër Zeka ka folur për rastet e shpeshta të dhunës që po ndodhin në Kosovës. I ftuar në emisionin Rubikon në Klan Kosova, ai ka thënë se shoqëria kosovare ka dështuar që t’i edukojë fëmijët brenda familjes. “Ne është më mirë me fol për edukimin e fëmijëve tanë, pra kur ndodh një ngjarje kaq e dhimbshme dhe ne pastaj me fol e me komentu pse dhe si ka ndodhur ngjarja sepse ky nuk është skenari që ne po e shohim, ka edhe një histori paraprake”, ka thënë ai. Sipas tij, historia paraprake e dhunës dhe sidomos kur bëhet fjalë për fëmijët dhe të miturit, ata e kanë mësuar diku këtë dhunë dhe jo patjetër në lojërat si ‘Counter-Strike’ ose gjëra të tjera, ajo më së pari mësohet në familje. “Përderisa në familjet tona, për shembull babai dhe nëna zgjidhjen e problemit na e kanë modeluar përmes dhunës, për shembull nëse bën një gabim, ke me hangar shuplaka, kjo është një formë e mësimit të dhunës dhe ne kështu kemi mësuar ta mbrojmë veten tonë. Tash për me mbrojt vetën tonë, është pjesë e mekanizmave tanë mbrojtës dhe është i pavetëdijshëm dhe i pavullnetshëm, mirëpo kjo mbrojtje varet shumë prej asaj se si jemi rritur ne”, është shprehur psikologu Arbër Zeka. Më tej, ai ka thënë se kjo dhunë që po shfaqet nuk ka të bëjë vetëm me dështimin në institucione, por në një far mënyre “kemi dështuar t’i edukojmë sepse kemi dështuar t’i trajtojmë problemet brenda familjeve tona”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.