Stuhitë e borës shkaktojnë kërdi në rrugët e Evropës NULL NULL 20.01.2024 14:21 20.01.2024 14:21 Kompanitë e pastrimit duke pastruar rrugët me borë diku në Evropë Evropa jugore, nga perëndimi në lindje, po vuan nga stuhitë e forta të borës. Në Spanjë, disa autostrada kryesore u mbyllën pasi shumë provinca, duke përfshirë Soria, Segovia, Zaragoza dhe Guadalajara, u përfshinë nga stuhia Juan. Stuhia solli temperatura të ulëta dhe reshje të dendura bore që lanë gjysmën e vendit në gjendje alarmi, shkruan euronews, transmeton Klankosova.tv. Në Carinthia, në jug të Austrisë, stuhive të borës u parapriu shiu, i cili bëri kaos në trafik. Policia raportoi për disa aksidente, por nuk ka të lënduar. Trafiku hekurudhor gjithashtu u ndërpre. Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia dhe Sllovenia në Ballkan gjithashtu përjetuan stuhi të forta bore. Në disa zona të Sllovenisë, u raportuan rrëke mbi 100 km/orë. Në Bosnje dhe Kroaci, shumë rrugë, përfshirë autostradat kryesore, u mbyllën.