Të gjitha patrullat e policisë nga sot janë të pajisura me armë të gjata NULL NULL 12.01.2024 16:04 12.01.2024 16:04 Xhelal Sveçla - Gazmend Hoxha Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se nga sot të gjitha patrullat e Policisë së Kosovës do të pajisen me armë të gjata. “Me blerjen e këtyre armëve për të gjitha patrullat policore anekënd Republikës së Kosovës rritet efikasiteti në luftimin e krimit me çka mundësohet një ambient më i sigurt, rend publik më i qetë dhe më shumë siguri për zyrtarët tanë policorë”, ka shkruar Sveçla, përcjell KlanKosova.tv. Nga njoftimi i tij, lë të nënkuptohet se këto armë janë të prodhuara në Kroaci. “Falënderoj edhe shtetin mik kroat për bashkëpunimin e ngushtë dhe korrekt me institucionet e Republikës së Kosovës”, ka vijuar ai. Gjatë pranimit të armëve i pranishëm ka qene edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova PDK sqaron Aktgjykimin e Kushtetueses: Partia e parë s’ka të drejtë të bllokojë procesin 8 minuta më parë
Kosova “Nga një veturë në njërën anë dhe një motoçikletë në anën tjetër”, si u shkrepën plumbat dje në Prishtinë? 3 orë më parë
Kosova Gruda për aktgjykimin e Kushtetueses: Në VV u interpretua nga tre persona që nuk janë juristë (VIDEO) 17 orë më parë