Njohja e pasaportave nga Spanja, Kurti: Po u shtohet vlera, e shtetit tonë dinjiteti NULL NULL 06.01.2024 20:47 06.01.2024 20:47 Foto nga Arkivi Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas njohjes së pasaportave kosovare nga Spanja, duke thënë se atyre po u shtohet vlera, e shtetit tonë dinjiteti. Kurti përmes një postimi në Instagram tha se nga janari, Spanja u është bashkuar shteteve të Bashkimit Evropian që e njohin pasaportën e Kosovës, përcjell Klankosova.tv. Viti 2024 është vit i fuqizimit të pasaportës së Republikës sonë. Asaj sa vjen e po i shtohet vlera, e shtetit tonë dinjiteti. Nga janari, Spanja u është bashkuar shteteve të Bashkimit Evropian që e njohin pasaportën e Kosovës. Gëzuar”, shkroi tutje Kurti. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.