Gruaja ganeze këndon për 126 orë e 52 minuta (VIDEO) NULL NULL 02.01.2024 15:13 02.01.2024 15:13 Një grua ganeze tentoi të thyente rekordin botëror Guinness duke kënduar për 126 orë e 52 minuta. Afua Asantewaa, sipërmarrëse dhe ish-mbretëreshë e bukurisë, filloi të këndonte përmes një repertori prej 125 këngësh në prag të Krishtlindjes dhe përfundoi përpjekjen e saj pesë ditë më vonë. Asantewaa-s iu lejua një pushim 5-minutësh çdo orë ose një pushim 20-minutësh çdo katër orë, sipas rregullave të rekordeve botërore Guinness. Ajo u përpoq të thyente rekordin prej 105 orësh, i cili u vendos nga muzikanti indian Sunil Waghmare në vitin 2012. Dëshmitë nga përpjekja e Asantewaas tani po dorëzohen në Rekordet Botërore të Guinness.