Dita e parë pa viza, kaq fluturime realizohen nga Aeroporti i Prishtinës NULL NULL nga Albert Bajrami 01.01.2024 14:44 nga Albert Bajrami 01.01.2024 14:44 1 janari i 2024-tës i dha fund pritjes disavjeçare të liberalizimit të vizave. Ndërrimi i moteve solli edhe mundësinë që qytetarët të udhëtojnë pa viza drejt zonës Schengen. Edhe në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, në ditën e parë pa viza vërehet një fluks i udhëtarëve. Në një përgjigje për Klankosova.tv zëdhënësja e ANP-së Valentina Gara, tha se gjithsej për këtë ditë janë planifikuar të realizohen 65 fluturime. “Arritje 33, nisje 32”, tha Gara. Sipas të dhënave të aeroportit, shumica e fluturimve nga Prishtina realizohen drejt Evropës, përpos tre prej tyre, dy në Turqi dhe një në Angli (Londër). Sot, në ora 8:00 është realizuar fluturimi i parë pa viza drejt Austrisë. Fluturimet e planifikuara mund t’i gjeni KËTU *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Koci, Kurtit: Ngulmi me Haxhiun s’është më bindje politike – është kapriçio personale 43 minuta më parë
Kosova Samiti i NATO-s në Tiranë, Hoxhaj: Shans historik që Kosova të anëtarësohet nën udhëheqjen e Trumpit 13 orë më parë
Kosova Ajvazi: Të fundosen me vetëdije qindra biznese prodhuese, a është ky qëllimi i vërtetë? 16 orë më parë