Hajat Toçilla tregon më shumë rreth serialit “NE” (VIDEO) NULL NULL 28.12.2023 22:35 28.12.2023 22:35 Sot, në pjesën e parë tek emisioni ”Ora e Pasdites” e ftuar ishte aktorja Hajat Toçilla. Aktorja tregoi më shumë rreth serialit “NE” ku ky serial i ktheu në ekran Arta Selimin, Hajat Toçilla dhe dy gra të tjera aktore, përcjell klankosova.tv. ”Episoda e parë është shfaq besoj që e keni pa, episoda e dytë me shumë gjasa shfaqet me datën 31”. ”Unë quhem Xhensila ose Xheni shkurtë, unë jam prezantuese në radio edhe kam kuptu për iniciativen e këtyre grave, edhe më ka pëlqy ideja dhe kam vendos me kon partnere”. ”Me start e kemi pas kimin shumë mirë krejt ekipa, domethënë me takimin e parë që e kemi pas në tavolinë jemi kllik krejt, për qata besoj edhe që produkti ka dal shumë i mirë”, u shpreh Hajati. Seriali do të transmetohet në Klan Kosova, ky është serial komedi që sjell një përditshmëri të grave, të cilat dëshirojnë të nisin një biznis të ri, por nuk e kanë shumë të qartë se çfarë po dëshirojnë të bëjnë, me qëllim që të ndërtojnë financa më të mira. Për më shumë rreth intervistës, linku më poshtë: *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.