“Prishtina Ticket”: 15 aeroplanë brenda ditës vijnë në Kosovë me diasporë (VIDEO) NULL NULL 27.12.2023 19:37 27.12.2023 19:37 1 janari do të shënojë ditën kur kosovarët do ta kenë mundësinë e shumëpritur për të lëvizur pa viza në zonën Schengen. Ka pasur shumë spekulime se shumë të rinj e të reja do të ikin nga Kosova qysh në ditët e para të vitit të ri, kjo sipas të dhënave zyrtare nga avio-kompanitë, po del të jetë e pasaktë. Në një lidhje direkte për Kiks Kosovën, drejtori i shitjes në kompaninë e udhëtimeve “Prishtina Ticket”, Driton Berisha, thotë se nuk ka interesim të madh të qytetarëve për rezervime biletash pas 1 janarit. Ai tha se, nga data 19 dhjetor ka pasur deri në 15 aeroplanë që kanë aterruar në “Adem Jashari” me mërgimtarë kosovarë që jetojnë në shtetet evropiane. Megjithatë, duke folur për ikjen e mundshme të kosovarëve pas 1 janarit, ai thotë se gjendja nuk është ashtu siç po flitet në rrjete sociale. “Gjendja është kështu: nga data 8 janar ka vende të lira shumë, kapacitete të aeroplanëve kemi mjaftueshëm. Deri në datën 8 janar janë ata pasagjerë që kanë ardhur nga mërgata. Kjo ndodhë vazhdimisht. Ka vende të lira mjaftueshëm pas datës 8 janar. Nuk ka rezervime siç po flitet. Nuk është e vërtetë ajo që po thuhet”. Ai thotë se qytetarët interesohen për çmime, por nuk ka rezervime të biletave. Sipas tij, çmimet janë sikurse edhe në të kaluarën. Berisha tha se ka dëgjuar se nuk ka vende të lira deri në mars, por thekson se nuk janë të vërteta ato. Ai thotë se edhe kompanitë tjera kanë vende të lira, teksa thekson se “çmimet nuk kanë me qenë të shtrenjta, nuk janë të vërteta ato”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Hasani: Kurti dhe kabineti i tij janë uzurpues të pushtetit prej kur janë betuar si deputetë (VIDEO) 17 orë më parë
Kosova Abazi: Nëse është gëzuar dikush më së shumti për Gjykatën Speciale është vetë Kurti (VIDEO) 19 orë më parë