“Eskort” prangos 13 persona për prostitucion e drogë NULL NULL 21.01.2016 09:02 21.01.2016 09:02 Policia e Tiranës ka arrestuar 13 persona për “shfrytëzim dhe ushtrim prostitucioni”. Si edhe për “prodhim dhe shitje lëndësh narkotike”. Në kuadër të operacionit “Eskort” u godit një grup kriminal që organizonte shërbimin eskort dhe prostitucionin në qytetet Tiranë dhe Elbasan. Në pranga janë vënë shtetasit Silvana Nexhipi, Ambra Isaku, Xheje Dunga, Franko Dervishi, Eglantin Kapo, Selçuk Kaya (shtetas turk), Mehmet Ozgunoglu (shtetas turk), E.Y. dhe E.B. Shtetasit e mësipërm u kapën pas një procedimi penal të nisur me herët nga ana e policisë së Tiranës. Gjithashtu u arrestuan shtetasit Ervin Tanku, Hasan Kurmeta, Jonid Jaçe dhe Kevis Abazaj. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 kg kanabis dhe 16 doza heroinë./ Top Channel/ *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Qefalija: Gratë e Gazës dhe të Iranit janë viktima, vritesh veç pse s’e ke kokën të mbuluar (VIDEO) 7 minuta më parë
Lajme Shërbimet izraelite të emergjencës: Dy persona u plagosën në Haifa nga sulmet iraniane 47 minuta më parë
Lajme Nga Anglia në Shkodër në këmbë, Seb Ponari përshkoi 2,750 kilometra për 36 ditë 51 minuta më parë