Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Theret me thikë një person në Prishtinë

NULL NULL
20.12.2023 09:04

Të martën rreth orës 13:30, një person në rrugën “Enver Maloku” në Prishtinë, është therur me thikë nga dy persona.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, si provë materiale është konfiskuar një thikë, raporton Klan Kosova.

“Rr. Enver Maloku, Prishtinë  19.12.2023 – 13:30.   Viktima mashkull K-Shqiptar është duke u trajtuar në QKUK pasi që dyshohet se pas një mosmarrëveshje është sulmuar me thikë nga dy të dyshuar  meshkuj kosovarë. Si provë materiale është konfiskuar një thikë. Nuk raportohet për të arrestuar, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e Policisë.

lajme të ngjashme