Franca bën thirrje për armëpushim ‘të menjëhershëm dhe të qëndrueshëm’ në Gaza NULL NULL 17.12.2023 16:36 17.12.2023 16:36 Franca Franca ka bërë thirrje për një “armëpushim të menjëhershëm dhe të qëndrueshëm” në luftën Izrael-Hamas, duke thënë se është thellësisht e shqetësuar për situatën në Gaza. Ministrja e Jashtme, Catherine Colonna shtoi se shumë civilë po vriteshin, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv. Ndërsa ministri i Jashtëm izraelit, Eli Cohen tha se një armëpushim do të ishte një gabim, duke e përshkruar atë si një dhuratë për Hamasin. Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania më herët bënë thirrje për një “armëpushim të qëndrueshëm”, por nuk thanë se duhet të ishte i menjëhershëm.