Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Prince Caffe Superliga me dy takime të dielën

NULL NULL
nga Shpend Spahija 17.12.2023 11:20

Xhiro e 13 e Prince Caffe Superligës së Kosovës në basketboll filloi të shtunën, ku Trepça fitoi ndaj Bashkimit me rezultatin 84-67 dhe Sigal Prishtina fitoi si mysafire e Pejës me shifrat 78-81.

Ndërsa sot, do të zhvillohen edhe dy ndeshje të tjera që do ta kompletojnë këtë xhiro.

Nga ora 17:00 fillon dueli Proton Cable Prizreni- Golden Eagle Ylli dhe nga ora 19:00 ballafaqohen Vëllaznimi- Istogu.

Këto takime adhuruesit e basketbollit kosovar mund t’i përcjellin në kanalet e sportit të platformës Artmotion.

lajme të ngjashme