Sulmi izraelit në Jabalia vret të paktën 20 persona, plagos rreth 100 NULL NULL 17.12.2023 08:57 17.12.2023 08:57 Të paktën 20 persona janë vrarë dhe rreth 100 të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi ajror izraelit në një bllok banimi në kampin e refugjatëve Jabalia në Gazën veriore. Thuhet se sulmi kishte në shënjestër shtëpinë e familjes Shehab, ndërsa shkaktoi dëme të mëdha në shtëpitë fqinje. Pamjet e siguruara nga Al Jazeera tregojnë mbërritjen e të vrarëve dhe të plagosurve, përfshirë fëmijë, në sulmin në një strukturë mjekësore në Jabalia, transmeton Klankosova.tv. Shumë prej të plagosurve shihen të shtrirë në dysheme në pritje të mjekimit. OBSH-ja thotë se vetëm 11 nga 36 spitalet e Gazës mbeten pjesërisht funksionale.