Pranimi i Ukrainës në BE do ta përforconte, nuk do ta dëmtonte sigurinë e Evropës 123 string(34) "Engjellushe Morina dhe Piotr Buras" string(84) "https://klankosova.tv/wp-content/uploads/2023/12/Engjellushe-Morina-Piotrl-Buras.png" nga Engjellushe Morina dhe Piotr Buras 12.12.2023 14:50 12.12.2023 14:50 Kundërofensiva e Ukrainës ka ngecur. Për herë të parë që prej shpërthimit të luftës, ndjenja se Rusia me të vërtetë mund të jetë duke fituar, po shti rrënjë. Vendosmëria perëndimore e duartrokitur gjatë në mbështetje të Ukrainës po venitet. Ballkani Perëndimor po vlon. Dhe zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm në ShBA nuk janë parashikim i mirë për Evropën. Në këtë kontekst, samiti i liderëve të BE-së më 14-15 dhjetor mund ta bëjë atë më të rëndësishmin në historinë e fundit të bllokut. Për krerët e BE-së, ka presion për të hapur negociatat e anëtarësimit me Ukrainën dhe Moldavinë dhe për t’u pajtuar për një paketë ndihme financiare prej 50 miliardë eurosh për Kievin – dhe ku ata do të këshilloheshin të mos nënvlerësonin rëndesën e këtyre dy vendimeve. Ata duhet t’i dërgojnë një sinjal të fortë Putinit se shpresat e tij për ta kthyer rrjedhën e luftës në dobi të tij janë jashtëzakonisht të parakohshme. Ata nuk duhet të lënë asnjë dyshim për angazhimin e BE-së për ta sjellë Ukrainën në bllokun evropian. Dhe, më gjerësisht, ata duhet t’u përcjellin qytetarëve evropianë pse përpjekjet për të integruar Ukrainën dhe vendet e tjera janë investimi i duhur për të ardhmen e BE-së. Një veprim i tillë vendimtar është i nevojshëm më shumë se kurrë. Siç tregon një sondazh i ri i opinionit, një numër i madh i qytetarëve evropianë besojnë se anëtarësimi i Ukrainës në BE do të minonte (mesatarisht 45 përqind) në vend që të forconte (25 përqind) sigurinë e Evropës. Të pyetur për ndikimin në vendin e tyre, vetëm 15 përqind e francezëve dhe 20 përqind e gjermanëve presin që të shfaqet ndonjë gjë pozitive për sigurinë e vendit të tyre nga një lëvizje e tillë (dhe 39 përqind dhe 47 përqind respektivisht, besojnë se rezultati do të jetë negativ). Vetëm në Poloni mbizotërojnë qartë opinionet pozitive (41 përqind karshi 30 përqind). Për vendet e Ballkanit Perëndimor, ka ngjashëm pikëpamje të zymta, me pak evropianë që e shohin pranimin e tyre të mundshëm si një rritje të përfitimeve për sigurinë e BE-së (23 përqind kundrejt 33 përqind që besojnë të kundërtën). Rezultatet e sondazhit të kryer në gjashtë shtete anëtare të BE-së (Gjermani, Francë, Danimarkë, Poloni, Rumani dhe Austri) nga Këshilli Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë, janë të kthjellëta dhe një paralajmërim. Politikanët evropianë përsërisin në vazhdimësi se zgjerimi i BE-së është i nevojshëm për arsye gjeopolitike. Por ata nuk kanë arritur ende të sjellin shoqëritë evropiane në tryezë për të mbështetur këtë pikëpamje. Shqetësimi se pranimi i anëtarëve të rinj mund të tërhiqte BE-në në konflikte duket të jetë më i madh se bindja që anëtarësimi i tyre do të izolonte Evropën nga ndikimet ruse ose kineze. Biseda mbetet ende e hapur. Një shumicë mesatarisht 37 përqind) e qytetarëve në gjashtë vendet e anketuara nga ECFR besojnë se Ukrainës duhet t’i mundësohet anëtarësimi në BE dhe kjo shpesh përfshin njerëz që janë të vetëdijshëm për pasojat negative të një ngjarjeje të tillë. Duket se mbështetja emocionale për ukrainasit është ende e fortë dhe i tejkalon konsideratat racionale. Megjithatë, për vendet e Ballkanit Perëndimor ka më pak entuziazëm. Vetëm 20-30 përqind e evropianëve do të donin t’i shihnin ata si anëtarë të ardhshëm të bllokut. Dallimet në qëndrimet në të gjithë BE-në janë të rëndësishme. Në Danimarkë dhe Poloni, afër gjysma e popullsisë (50 përqind, respektivisht dhe 47) mbështesin pranimin e Ukrainës. Në Austri vetëm 28 përqind janë për, ndërkaq 52 përqind janë kundër. Por në shumicën e vendeve, 20-40 përqind e respondentëve nuk të një mendimi ose janë indiferentë ndaj perspektivës së anëtarësimit të Ukrainës, sikurse edhe ndaj zgjerimit në përgjithësi. Kjo sugjeron se ka një grup të madh evropianësh që ende mund të jenë të binden se e ardhmja e tyre varet – si kurrë më parë – nga vendosmëria e BE-së për të shfrytëzuar asetin e saj kryesor: integrimin e fqinjëve të saj evropianë në sferën e paqes dhe mirëqenies ekonomike. Urgjenca për të bërë hapa kuptimplotë drejt këtij qëllimi nuk mund të ishte më e qartë. Nëse Ukraina humb jo vetëm një pjesë të territorit të saj, por edhe besimin në kredibilitetin e ofertës së BE-së, kjo do të ketë pasoja dramatike për Evropën. Në mënyrë që të bëhet një vend i qëndrueshëm dhe i parashikueshëm, Ukraina duhet ta fitojë luftën. Masa kryesore e fitores së saj, sidoqoftë, nuk do të jetë rivendosja e kontrollit të plotë të territorit të saj, por të fituarit e kontrollit të së ardhmes së saj si një vend evropian, i begatë dhe demokratik. BE është mundësia e vetme. Nëse kjo mundësi humbet BE-ja do të mbajë jo vetëm përgjegjësinë, por edhe barrën e përballjes me ndikimin masiv gjeopolitik të këtij dështimi. E njëjta gjë vlen edhe për Ballkanin Perëndimor. Ndoshta është momenti i fundit për të ndaluar këto vende të largohen në orbitën ruse apo kineze. As publiku evropian dhe as shumë liderë evropianë duket se nuk e kuptojnë plotësisht peshën e kësaj situate. Ata duket se besojnë se ruajtja e status quo-së është e mundur dhe debati për reformën institucionale përbën një përgjigje adekuate ndaj sfidave gjeopolitike. Kjo është e gabuar dhe e rrezikshme. Në samitin e kësaj jave, është e domosdoshme që liderët të mos i shmangen gjuhës alarmante dhe vendimeve të vështira. Ata duhet të njohin se uniteti i BE-së nuk është një qëllim në vetvete dhe të kapërcejnë pengesat e Viktor Orbanit duke ngritur aftësinë e Ukrainës – nëse është e nevojshme, në një koalicion të vullnetarëve, duke përjashtuar Hungarinë. Ata duhet të hapin negociatat me Ukrainën dhe Moldavinë, të angazhohen për mbështetjen e nevojshme ushtarake në 2024 dhe të deklarojnë se BE-ja do të përgatisë buxhetin e ardhshëm për zgjerim. Ata gjithashtu duhet të pajtohen që mosmarrëveshjet dypalëshe ndërmjet vendeve anëtare të BE-së dhe vendeve kandidate do të trajtohen jashtë kornizës së politikës së zgjerimit. Kjo do të ndihmonte që të sigurohej deri në vitin 2028, që vendet kandidate që kanë përmbushur kriteret e kërkuara të BE-së dhe kanë pranuar një kusht të fortë të sundimit të ligjit, të paktën do të gëzojnë përfitimet financiare dhe ekonomike të integrimit. Artikull i publikuar në The Guardian, përkthyer nga KlanKosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.