Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sa do të fitojnë kombëtaret në Evropianin e Gjermanisë?

NULL NULL
02.12.2023 17:43

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka miratuar sot në Hamburg sistemin e shpërndarjes së parave për skuadrat pjesëmarrëse në turneun e Kampionatit Evropian që do të luhet në Gjermani nga 14 qershori deri më 14 korrik.

Shuma për shpërndarjen për ekipet pjesëmarrëse konfirmohet në të njëjtin nivel si për UEFA EURO 2020, pra një total prej 331 milionë euro, transmeton Klankosova.tv.

Çelësi i shpërndarjes do të jetë gjithashtu si më poshtë:

  • Shifra e pjesëmarrjes: 9.25 milionë euro
  • Bonusi i ndeshjes: 1.0 milion euro për një fitore dhe 500,000 euro për një barazim
  • Kualifikimi në fazën e 16-të: 1.5 milion euro
  • Kualifikimi në çerekfinale: 2.5 milionë euro
  • Kualifikimi në gjysmëfinale: 4 milionë euro
  • Nënkampionët do të marrin një pagesë shtesë prej 5 milion euro
  • Kampionët e Evropës do të marrin një pagesë shtesë prej 8 milionë euro

Shuma maksimale që mund të arrijë skuadra kampione, nëse do të ketë fituar të tria ndeshjet e grupit, është 28.25 milionë euro.

Përndryshe, shorti do të mbahet sot, me fillim nga ora 18:00. /Klankosova.tv.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.