Unitedi punët pisk, s’fiton as në Stamboll NULL NULL 29.11.2023 20:42 29.11.2023 20:42 Galatasaray dhe Manchester United i kanë ndarë pikët në trilerin 3:3 në xhiron e pestë të Ligës së Kampionëve. Alejandro Garnacho kaloi Djajtë e Kuq ne epërsi në minutën e 11-të, dhe Bruno Fernandes me një eurogol dyfishoi avantazhin shtatë minuta më vonë. Hakim Ziyech ktheu Gallatën në lojë në minutën e 29-të nga goditja e lirë. Scott McTominay e riktheu epërsinë dygolëshe në min8utën e 55-të. Ndërkaq, ish-lojtari i Chelseas e realizoi edhe golin e tij të dytë në ndeshje në të 62-tën për 2:3. Kenan Akturkoglu u përkujdes që ta barazojë rezultatin në 3:3 në minutën e 71-të. Me këtë rezultat, Manchesteri mbetet në pozitën e katërt të grupit A me katër pikë, po aq sa ka Kopenhaga një vend më lart por me një ndeshje më pak. Në anën tjetër, Galatarasay ka një pikë më shumë, pesë sosh. Në ndeshjen e fundit ata presin Bayern Munchenin, teksa Galatasaray i shkon Kopenhagës.