E kaluara kriminale e Eroll Muratit, këngëtari që shiti veturat e huaja dhe u rrah për fajde (VIDEO) NULL NULL 29.11.2023 19:59 29.11.2023 19:59 Problemet me shkeljen e ligjit dhe shkuarja në prokurori duket të jenë bërë të zakonshme për këngëtarin gjilanas, Eroll Murati. Në Prokurorinë Themelore në Gjilan e edhe në Gjykatë, emri i Erollit u dërgua herë si kryerës i veprave penale e herë edhe si viktimë, raporton Kiks Kosova. Jo vetëm mashtrim me pasaporta sllovene, përshkruan të kaluarën penale të Muratit. Në Gjykatën Themelore të Gjilanit, ai ishte dënuar edhe për vepra të ndryshme, duke përfshirë edhe atë kur bashkë me një shok të tij, kishin marrë një veturë me qira e më pas e kishin shitur atë. Sipas aktgjykimit të Themelores në Gjilan, Murati të shtunën e 11 korrikut të vitit 2020, kishte shkuar në Dobrëçan të Gjilanit për të marrë më qira një automjet, të cilin më pas e kishte dërguar në Prishtinë dhe e ka shitur. Po gjithçka u dekonspirua, kur Murati dhe shoku nuk arritën t’ia bartnin veturën pronarit të mobishopit E. dhe ky i fundit i thotë Eroll Muratit se meqë nuk ka mundësi të mbajë automjetin e pabartur në emër të tij, i referonte ta kontaktonte një tjetër sallon me pronar G. O., i cili e merr në shfrytëzim atë. Gjykata në Gjilan e kishte dënuar Eroll Muratin, për veprën penale mashtrim, me 300 euro gjobë dhe dënim me burgim në kohëzgjatje prej 3 (tre) muajve, me pëlqimin e të pandehurit, sipas nenit 44 të Kodit Penal, dënimi me burgim i zëvendësohet në dënim me gjobë në shumën prej 1.800 (një mijë e tetëqind) euro. Prokuroria Themelore në Gjilan i ka bërë të ditur Kiksit se në këtë institucion aktualisht ndaj Eroll Muratit si i akuzuar për mashtrim janë tri procese, dy janë konkretizuar me akuzë, ndërsa i treti është në fazën e hetimit. Në dy raste ndaj të njëjtit janë ngritur aktakuza, një rast në vitin 2020, ndërsa rasti tjetër në vitin 2023, ndërsa një rast është në procedure hetimore. Ndërsa sa është shuma e përgjithshme e parave nga mashtrimi i bërë ende nuk dihet. Ajo që dihet është që këngëtari Eroll Murati është në konflikte të mëdha me ligjin. Megjithëse këngëtari gjilanas u ul në gjykatore edhe si viktimë, vitin e kaluar ai dhe vëllai i tij kishin marrë 50 mijë euro me fajde nga tre vëllezërit Naim, Arton dhe Begzad S. Por kthimi i tyre nuk arriti të bëhet në kohën e caktuar, kështu që iu kërkua shumëfishi i shumës së marrë borxh. Përveç shumës së madhe që Erolli do të duhej t’ua kthente fajdexhinjve, ai lajmëroi organet e drejtësisë edhe për humbje të tjera të shkaktuara në vitin 2022, nga personat e njëjtë. Sipas tyre, ata në emër të borxhit ia morën Muratit edhe tri automjetet e markave Range Rover, Mercedes dhe Tiguan. Gjykata Themelore në Gjilan ka bërë të ditur së lënda është transferuar nga janari i këtij viti në Gjykatën Themelore të Prishtinës. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Berisha: Komuniteti egjiptian ka dalur me numër rreth 2 mijë më pak në regjistrimin e popullsisë (VIDEO) 14 orë më parë