KFOR-i e katërfishon praninë në veri të Kosovës NULL NULL nga Albert Bajrami 29.11.2023 15:02 nga Albert Bajrami 29.11.2023 15:02 KFOR, Kosovë, fotoilustrim Misioni i forcave paqëruajtës të NATO-s e ka katërfishuar praninë në veriun e Kosovës. Gjithashtu edhe janë trefishuar patrullimet përgjatë vijës kufitare. Po thuajse 1 mijë ushtarë me armatim të rëndë janë dislokuar në veri. Kjo si rezultat i ngjarjeve të fundit në atë pjesë. Kështu thuhet në një përgjigje për Klankosova.tv nga KFOR-i. KFOR-i thekson se mban një qëndrim fleksibël dhe të shkathët në mbarë Kosovën dhe është i gatshëm të t’u përgjigjet të gjithë skenarëve të mundshëm, në përputhje me mandatin e tij në OKB. “Misioni ynë mbetet shërbimi i tretë i sigurisë në Kosovë, pas Policisë së Kosovës dhe EULEX-it, komandanti ynë është në kontakt të rregullt me të gjithë”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it. “KFOR-i është plotësisht i fokusuar në zbatimin e mandatit të OKB-së, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të ofruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme”, thuhet tutje në përgjigjen e misionit të NATO-s në Kosovë. Më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit, Serbia kreu agresion ndaj shtetit të Kosovës. Si rezultat i sulmit terrorist nga një grup serb, i udhëhequr nga Milan Radoiçiq, u vra polici Afrim Bunjaku. Kjo ngjarje bëri që vende si Britania, Rumania, Kroacia, Shqipëria e tani së fundmi edhe Shqipëria, të dërgojnë trupa shtesë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.