Libani thotë se Izraeli me paramendim po i vret gazetarët NULL NULL 21.11.2023 21:40 21.11.2023 21:40 Kreu i Sindikatës së Redaktorëve të Shtypit Libanez, Joseph el-Kosseifi tha se sulmi izraelit në Liban që vrau tre gazetarë, ishte një “krim i paramenduar”. “Ky krim i kryer nga Izraeli nuk është i pari dhe nuk do të jetë i fundit. Besoj se u kanë shpallur luftë gazetarëve”, tha ai. El-Kosseifi deklaroi se ekuipazhi i “Al Mayadeen” që u vranë kishte veshur jelekë dhe helmeta mbrojtëse dhe se automjeti i tyre ishte i shënuar qartë me një shenjë “Press”. “Izraeli i gjurmoi, i vuri në shënjestër, i bombardoi. Kjo do të thotë se ky është një krim i qëllimshëm, i paramenduar”. Zyra e medias e Gazës u bëri jehonë këtyre komenteve, duke thënë se “dënon në termat më të ashpër shënjestrimin kriminal” të gazetarëve të “Al Mayadeen”, raporton Al Jazeera, transmeton Klankosova.tv. “Politika e shënjestrimit dhe vrasjes së gazetarëve nuk do ta heshtë të vërtetën për këtë pushtim të egër”, thuhet në deklaratën e zyrës.