Protestojnë familjarët e pengjeve izraelite, ndërsa marrëveshja e lirimit po afrohet NULL NULL 21.11.2023 21:37 21.11.2023 21:37 Që nga 7 tetori, kur Hamasi mori peng shumë persona në Izrael, familjarët e pengjeve kanë ushtruar presion ndaj zyrtarëve të vendit. Shumë nga ta kanë zhvilluar një protestë sot, ku janë mbledhur në Tel Aviv ndërsa ministrat po takoheshin për të diskutuar një marrëveshje të mundshme që do të lironte disa nga pengjet. Mediat izraelite kanë raportuar se kabineti i luftës ka përfunduar një takim mbi marrëveshjen e mundshme. Më pas, qeveria do të mblidhet dhe do të votojë për marrëveshjen, raporton Al Jazeera, transmeton Klankosova.tv.