ShBA: Një i vrarë nga të shtënat në spitalin psikiatrik NULL NULL 18.11.2023 12:22 18.11.2023 12:22 Një person i armatosur hapi zjarr në hollin e një spitali psikiatrik në New Hampshire, ShBA, duke vrarë një roje sigurie, përpara se një oficer të vriste sulmuesin. Zyrtarët thanë se i dyshuari menjëherë u qëllua për vdekje nga një oficer i caktuar në spital, ndërkaq oficeri i policisë nuk u lëndua, shkruan BBC, përcjell Klankosova.tv. Policia nuk e ka identifikuar sulmuesin apo motivin. Viktima u identifikua si një oficer sigurie që punonte në hyrje të spitalit. Duke folur me gazetarët të premten në mbrëmje, zëdhënësi i policisë, koloneli Mark Hall tha se i dyshuari kishte hyrë në hollin e spitalit dhe kishte qëlluar një individ të paidentifikuar.