Çitaku: Kurti s’e ka ndalë Zajednicën, e ka sjellë atë (VIDEO) NULL NULL 16.11.2023 22:06 16.11.2023 22:06 Vlora Citaku. Foto: Arkiv Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka thënë se kryeministri Albin Kurti nuk e ka ndalur Zajednicën, por e ka sjellë atë. Në emisionin Rubikon në Klan Kosova, ajo ka thënë se një draft-statut për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe nuk ka pasur deri më tani kur Kurti është në pushtet. “Ai nuk e ka ndalë, ai e ka sjellë Zajednicën, ai e ka sjellë draftin, draft nuk ka pasur asnjëherë deri më tani dhe tani është vetëm në diskutim dhe një version final ne nuk e dimë se si do të duket. Po shpresoj që mund të jetë më i mirë”, ka thwnw Çitaku. “Mirëpo në momentin kur ne do të kemi një materie, ne sigurisht që do të ndërmarrim të gjitha hapat institucional, politik dhe kushtetues”, ka potencuar ish-ambasadorja Vlora Çitaku. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.