Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gruaja e Netanyahut thotë se një grua izraelite, peng i Hamasit, ka lindur në robëri

NULL NULL
15.11.2023 20:46
sara netanyahu

Një grua izraelite e marrë peng nga Hamasi më 7 tetor ka lindur në robëri në Gaza, ka thënë gruaja e kryeministrit Benjamin Netanyahu në një letër publike drejtuar Zonjës së Parë të ShBA-së, Jill Biden.

“Vetëm imagjinoni, si unë, se çfarë duhet të kalojë nëpër mendjen e asaj nëne të re”, shkruan Sara Netanyahu në letrën e lëshuar nga zyra e presidentit, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Netanyahu gjithashtu vë theksin te 32 fëmijët që janë mbajtur në Gaza tani për më shumë se një muaj.

“Këta fëmijë me siguri po vuajnë trauma të papara”, shton ajo.

Ajo identifikon mes tyre një foshnjë 10-muajshe “të rrëmbyer para se të mësonte të ecte apo të fliste”.

“Fëmijët kanë nevojë për ndihmën tonë”, thotë Netanyahu në lutjen e saj drejtuar Bidenit.

lajme të ngjashme