Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

LIVE| Kush kë e nominoi sonte në ‘Prime’?(VIDEO)

NULL NULL
13.11.2023 19:24

01:47 – Restoranti “Il Gusto” shtron darkë për banorët e Big Brother VIP Kosova 2 (VIDEO)

Pas spektaklit ‘Prime’ të formatit televiziv të Big Brother VIP Kosova, banorët janë ftuar për të shijuar një super darkë.

Darka e servirur me delikatesë, e specialitete me plot shije është përgatitur nga Restorant “Il Gusto”.

Konkurrentët e kanë shijuar atë në pjesën e oborrit të shtëpisë së “Vëllait të Madh”, duke lënë kështu pas një super mbrëmje ‘Prime’, që solli plot situata të tensionuara, video klipe që trazuan ujërat si dhe realizimin e procedurës së nominimeve.


01:38 – Cila ishte ecuria e “Sfidës së Buxhetit”? (VIDEO)

Spektakli ‘Prime’ i Big Brother VIP Kosova ka përfunduar me transmetimin e një video materiali kushtuar “Sfidës së Buxhetit”.

Përpos ecurisë së sfidës të zhvilluar nga banorët e BBVK-së, në fund të video materialit është zbuluar edhe përqindja e arritur.

75% e buxhetit do të jetë në shërbim të banorëve për këtë javë.


01:30 – Hapet zyrtarisht televotimi përmes SMS-ve dhe opsioni ‘online’ në vote.klankosova.tv (VIDEO)

“Kë doni ta shpëtoni?” – është hapur zyrtarisht televotimi i javës.

Këtë javë janë gjithsej gjashtë banorë të nominuar, derisa lista përfshin: Bleron, Domenikun, Adrin dhe Ilirianën, Lindën, Bucin dhe Albën.

Votoni përmes SMS-ve në grafikat poshtë ekranit ku shfaqet Big Brother VIP Kosova, si dhe online në vote.klankosova.tv .


01:13 – Gjashtë konkurrentë të nominuar për këtë javë – kush kë e nominoi? (VIDEO)

Gjatë mbrëmjes së sotme të spektaklit ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova është zhvilluar procedura e nominimeve.

Banorët kanë nominuar nga dy banorë bashkëngjitur me dy arsye, përpos Bleros i cili ka qenë i nominuar automatikisht nga Blerando dhe Shqipja.

Pos Bleros, në nominim kanë shkuar Adri-Iliriana, Alba, Domeniku, Linda dhe Buci.

Lista më poshtë ju njofton me nominimet – kush kë nominoi?


00:55 – Një porosi nga i vëllai për Monikën dhe rrugëtimin e saj në BBVK (VIDEO)

Pas rrëfimit të historisë së Monikës mbi lidhjen e saj me të vëllain, ky i fundit është shfaqur në shtëpinë e “Vëllait të Madh” përmes një video materiali.

Ani pse raportet e tyre ishin krisuar një muaj para hyrjes së Monikës në BBVK, pasi që i vëllai kishte qenë kundër këtij vendimi, në video material, u tha një realitet i ri.

Ai e ka suportuar Monikën në këtë rrugëtim televiziv, derisa i ka dëshiruar suksese të mëtutjeshme.

Për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.


00:49 – Monika falet 5 herë në ditë – cilat janë sfidat që e orientuan atë tek religjioni islam? (VIDEO)

Gjatë natës së sotme ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova, një prej konkurrenteve ka shpalosur një histori të dhimbshme nga jeta përtej mureve të shtëpisë së “Vëllai i Madh”.

Bëhet fjalë për Monika, e cila ka zbuluar se falet pesë herë në ditë, derisa ka zbuluar edhe arsyet që e afruan atë me religjionin islam.

Arseja vijon të mbetet historia e problemeve të shëndetit të vëllait të saj, më sakësisht beteja e tij me kancerin.

Zbuloni më shumë detaje, përmes videos në linkun e mëposhtëm.


00:44 – Klipi i Besit i bëri të gjithë të shkrihen së qeshuri me imitimet e tij (VIDEO)

Banori i Big Brother VIP Kosova, Besi u bë i njohur në shtëpi për imitimet mahnitëse që i bën.

Por me prezantimin e klipit të tij, ku përfshiheshin këto imitime, të qeshurat u kthyen edhe njëherë në mesin e banorëve.

Për të shikuar të gjithë klipin e Besit, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.


00:38 – Mane: Përdorimi i lojtarëve meshkuj nga Alba, tanimë është një lojë e ekspozuar (VIDEO)

Opinionisti i Big Brother VIP Kosova, Bledi Mane ka komentuar rezultatin e televotimit për banorët më pak të preferuar.

Pos tjerash, Mane e ka dhënë mendimin e tij edhe mbi arsyet që qëndrojnë pas përfshirjes së Albës në këtë listë.

“Votimi kundër Albës është një lloj hakmarrjeje ndaj saj për shkak të rënies së lojës dhe përdorimi e lojtarëve meshkuj nga Alba tanimë është një lojë e ekspozuar”, ka thënë ai pos tjerash.

Për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.


00:37 – Alba doli më pak e preferuar, Azemi ndërmerr një veprim të papritur (VIDEO)

Pas rezultateve të votave të publikut për më të preferuarin e tyre, më me pak vota u rëndit Alba, pra ajo doli banorja më pak e preferuar.

E pasi këtë e kuptuan edhe banorët, Azemi bëri një veprim të papritur.

Ai u ngrit dhe shkoi të ulet pranë Albës, e cila e mirëpriti këtë gjest nga ai.

Për më shumë detaje, ndiqeni videon e mëposhtme.


00:30 – Pyetja që Mane ia bëri Shqipes, e vendosi atë në siklet (VIDEO)

Opinionisti i Big Brother VIP Kosova, Bledi Mane i bëri një pyetje Shqipes, e cila u ndje pak në siklet pas kësaj pyetje.

“A të tremb dashuria, apo nuk je dashuruar ndonjëherë dhe kjo është eksperienca jote e parë?”, ishte kjo pyetja e Bledit për Shqipen.

Për të shikuar reagimin e Shqipes, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.


00:28 – Blerando dhe Shqipja çojnë në nominim automatik Bleron – si e pritën opininistët këtë vendim? (VIDEO)

Dy kapitenët e javës, Blerando dhe Shqipja, janë ftuar gjatë spektaklit ‘Prime’ në dhomën e rrëfimeve.

Dyshja kanë pasur mundësinë të nominojnë një banor të vetëm nga kasti i konkurrentëve të Big Brother VIP Kosova.

Ata e kanë nominuar Bleron – por, si ndodhi që dyshja të bien dakord për ta nominuar atë, dhe si e panë këtë veprim opinionistët e formatit?

Këto i kuptoni përmes videove në linçet e mëposhtme.


00:17 – Nga raportet e afirmuara deri tek përplasjet mes Shqipes dhe Blerandos, krejt brenda një klipi (VIDEO)

Gjatë spektaklit ‘Prime’ është transmetuar një video material kushtuar raportit në mes të Shqipes dhe Blerandos.

Video materiali përmbledhë momente duke nisur nga shkëndijat mes dyshes, e deri tek krisja e marrëdhënies, shoqëruar me përplasje e debate.

Për t’i parë edhe ju, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.


00:16 – “Vëllai i Madh” kumton një vendim të ri për banorët (VIDEO)

“Vëllai i Madh” ka kumtuar një vendim të ri për banorët e Big Brother VIP Kosova, apo më mirë të themi një dënim.

Për shkak që disa nga banorët kanë thyer rregullat e lojës, “Vëllai i Madh” morri një vendim për ta.

“Banorë i’u kam përcjellur me kujdes në shkeljet e rregullave të ndryshme, për këtë pjesë nuk ka tolerim. Nesër secili prej jush duhet të shkruaj 600 herë fjalinë ‘nuk do të thyej rregullat e Big Brother, derisa kjo të i’u fiksohet mirë në kokë. Për më tepër tani e tutje nëse njëri prej jush thyen rregullat do të bie gongu, dhe për atë banorë do të lejohet komunikimi vetëm përmes gjesteve deri në gongun e radhës”, ishte kumtimi i “Vëllait të Madh”.


23:59  –  Më pak të preferuarit nga publiku: Domeniku, Adri-Iliriana dhe Alba (VIDEO)

Rezultatet nga votat e publikut për të preferuarin e tyre janë hapur tanimë dhe rezultatet u publikuan si për audiencën, ashtu edhe për banorët.

Por, sigurisht, ka edhe prej atyre që morrën më me pak vota.

Domeniku, çifti Adri dhe Iliriana si dhe Alba, janë tre banorët më pak të preferuar.


23:51 – Të preferuarit e publikut: Edona e para, pasohet nga Azemi dhe Ganiu (VIDEO)

Rezultatet nga votat e publikut për të preferuarin e tyre janë hapur tanimë dhe rezultatet u publikuan si për audiencën, ashtu edhe për banorët.

Edona, është shpallur më e preferuara nga votat e publikut, pasuar nga Azemi.

Derisa në vend të tretë është renditur Ganiu.


23:41 – Mane ka dy fjalë për Shqipën, pas sjelljeve të saja të papërshtatshme (VIDEO)

Bledi Mane, opinionisti i formatit gjigand Big Brother VIP Kosova, pati disa kritika për Shqipen, pas prezantimit të klipit të saj.

“Ke një lloj histerizmi në sjelljen tënde, në raport me banorë të caktuar, ndoshta Edonën nuk e do, por e sheh si konkurrente të fortë që do t’a mposhtësh”, i ka thënë Bledi, Shqipes.

Shqipja në lidhje me këtë deklaratë nuk u pajtua dhe tha se “ajo as nuk e sheh Edonën”.

Për të kuptuar më shumë, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.


23:32 – Anita drejtuar Shqipes: Çfarë kishe pirë në atë mëngjes? (VIDEO)

Opinionistja e formatit televiziv Big Brother VIP Kosova, Anita Haradinaj e ka komentuar situatën e krijuar në një mengjes të fundjaves mes Shqipes dhe Edonës.

“Çfarë ke pirë në atë mëngjes, moj motër?”, ka thënë Anita me shaka drejtuar Shqipes.

Ndiqeni videon e mëposhtme, për të kuptuar opinionin e plotë të Haradinajt.


23:29 – Çka ndodhi me Shqipen, prezantohet klipi që ngjalli dyshime tek gjithë banorët për të vërtetën e saj (VIDEO)

Me prezantimin e klipit të Shqipes përgjatë kohës së saj brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, u ngritën dyshime për të tek banorët e tjerë.

Banorët komentuan sjelljet e Shqipes, që për ta ishin të çuditshme, pasi që ajo nuk ishte Shqipja e njëjtë, me Shqipen që hyri në fillim.

Për të shikuar klipin e plotë të Shqipes, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.


23:17 – Linda drejtuar Azemit: Ty nuk të shoh, s’je në radarin tim (VIDEO)

Përgjatë kësaj nate nuk munguan edhe refuzimet në mes të banorëve.

Azemi për deklaratën e Lindës kundrejt tij, se ai ka ndjenja për të, e quajti “lojë të djegur”.

“Nuk je në radarin tim, nuk të shoh”, është shprehur Linda pas fjalëve të Azemit.

Për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.


23:15 – Edona mohon ta ketë prekur fizikisht Shqipen: S’kam faj që i kam gjokset e mëdha (VIDEO)

Një debat i lezetshëm pos tjerash ka ndodhur sonte në mes të Shqipes dhe Edonës.

Kjo e fundit ka mohuar akuzat se i është vërsulur fizikisht Shqipes, dhe për këtë kishte një arsyetim interesant.

“A e pe në video se nuk të preka? Unë tash nuk kam faj që i kam gjokset shumë të mëdha. Më fal!”, ka thënë Edona drejtuar Shqipes.

Për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.


23:05 – Mane: Linda, ka zgjedhur strategjinë e saj për të marrë vëmendje (VIDEO)

Opinionisti i Big Brother VIP Kosova, Bledi Mane tha disa fjalë për lojën e Lindës.

Mane u shpreh se “Linda ka zgjedhur strategjinë e saj për të marrë vëmendje”.

Po ashtu ai tha se nuk e beson deklaratën e Lindës në lidhje me Bleron.

Për të kuptuar më shumë, ndiqeni videon e mëposhtme.


23:03 – Kujt i takojnë ndjenjat e Azemit? (VIDEO)

A jeni kuriozë të dini se për kë ndjen Azemi? Kurreshtjes duket t’i ketë ardhur fundi, pasi që në mbrëmjen e sotme ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova  është vënë pyetja e kësaj pikëpyetjeje të bujshme.

Një video material i shfaqur gjatë spektaklit, shfaqë skena të ndryshme që pasqyrojnë ndjenjat e Azemit.

Jeni kurreshtarë për t’i parë? Ndiqni videon në linkun e mëposhtëm.


22:59 – Anita komenton historinë e Lindës me Bleron, ka disa fjalë për të (VIDEO)

Anita Haradinaj, opinionistja e spektaklit gjigand Big Brother VIP Kosova, nuk rreshti së kritikuari Lindën për deklaratat e saj në lidhje me Bleron.

Ajo pati edhe disa fjalë për banoren më të komentuar të këtij ‘Prime-i’, Lindën.

Anita i tha se “nuk është diçka e vogël të rikthesh një histori që ka ndodhur para 12 viteve, vetëm nëse të ka mbetur peng që nuk ke shkuar të pije nga një gotë verë me Bleron atë natë”.

Për të dëgjuar të gjithë bisedën mes të dyjave, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.


22:54 – Gjatë spektaklit ‘Prime’, rrugët e Tiranës boshatisen, të gjithë sytë tek Big Brother VIP Kosova 2 (VIDEO)

Tashmë sensacioni Big Brother VIP Kosova 2, ka pushtuar të gjitha trojet shqipfolëse.

Këtë më së miri e dëshmojnë pamjet në kohë reale, nga qytetet me rrugë të boshatisura, pasi të gjithë njerëzit gjenden pranë televizorëve, duke shikuar spektalet ‘Prime’.

Njëjtë ngjau edhe sonte, derisa kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana shihet me rrugë pothuajse të zbrasura.

Për më tepër, shihni videon në linkun e mëposhtëm.


22:48 – Blerando drejtuar Lindës: Nuk merrem me ty (VIDEO)

Kritikat për Lindën nuk u ndalën gjatë natës së sotme të këtij ‘Prime-i’.

Blerando asaj i tha se “nuk i’a fut asaj, se nuk merret me të”.

E me deklaratën e tij, Linda reagoi ashpër.

Por për të parë të gjithë debatin mes tyre, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.


22:41 – Mane drejtuar Lindës mbi deklaratën kundrejt Bleros: Ajo çfarë ke thënë, nuk të nderon aspak (VIDEO)

Opinionisti i formatit televiziv, Big Brother VIP Kosova, Bledi Mane e ka komentuar situatën e krijuar mes Lindës dhe Bleron.

Mane ka shpalosur mendimet karshi kësaj teme, derisa ka theksuar se një situatë e tillë nuk i shërben aspak Lindës.

“Deklarata jote, nuk të nderon”, ka thënë Mane pos tjerash, drejtuar Lindës.

Për ta ndjekur deklaratën e plotë të Manes, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.


22:41 – Meti pyet Lindën: A po ndjenë Azemi ende për ty? (VIDEO)

Meti në ‘Prime-in’ e sotëm nuk i kurseu pyetjet për Lindën.

Ai nuk rreshti së pyeturi se përse temën me Azemin nuk i ka përmendur në ‘Prime-et’ e kaluara, por ka zgjedhur më vonë.

Por pyetja më pikante e tij për Lindën ishte se “a ndjen edhe sonte Azemi për të?”.

Për të kuptuar më shumë, ndiqeni videon e mëposhtme.


22:36 – Blero, Linda dhe Ganiu komentojnë video materialin ku shihen së bashku në shtrat (VIDEO)

Gjatë mbrëmjes së sotme është transmetuar një video material, për të cilin, Linda ka folur në ‘Prime’ të fundit.

Bëhet fjalë për skenën ku Blero shkoi tek shtrati i Lindës, ku gjendej edhe Ganiu.

E të tre protagonistët e videos në fjalë, i kanë komentuar skenat ‘live’ në spektaklin ‘Prime’.

Mendimet e tyre mund t’i zbuloni përmes videos në linkun e mëposhtëm.


22:36 – “Oj Lind, duhet me të ardh marre” – Blero vazhdon replikat e ashpra me Lindën (VIDEO)

Blero në këtë ‘Prime’ nuk i ka ndalur fjalët e ashpra për Lindën.

Për deklaratat e saj në lidhje me Bleron, ai i tha se “asaj duhet t’i vijë marre”.

Përpos kësaj ai vazhdoi edhe me kritika të tjera për Lindën.

Por për t’i dëgjuar të gjitha, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.


22:30 – Ganiu i bën thirrje Lindës t’i kërkojë falje Bleros mbi deklaratat e forta të javës së kaluar (VIDEO)

Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, Gani Gërmia i ka bërë thirrje banores tjetër të kastit, Lindës, që t’i kërkojë falje Bleros.

Kërkesa e Ganiut ka arritur pas deklaratave të forta që Linda ka bërë në ‘Prime’ të kaluar kundrejt Bleros, të cilin e ka akuzuar se kishte tentuar të shkonte në dhomën e saj të hotelit, vite më parë.

Historia sipas Lindës, është zhvilluar përgjatë periudhës kur Blero ka qenë i martuar me aktoren, Teuta Krasniqi.

Për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.


22:14 – “Nuk mundem me besu” – Besi dyshon se Linda e përdori për lojë historinë me Bleron (VIDEO)

Këtij ‘Prime-i’ nuk janë duke i munguar edhe dyshimet për banorët në shtëpi.

Besi është shprehur dyshues se “Linda po përdorë historinë me Bleron për lojën brenda”.

Për të kuptuar më shumë, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.


22:14 – Mbyllet televotimi, pas pak zbulohen emrat e banorëve më të preferuar dhe atyre më pak të preferuar (VIDEO)

Tanimë është mbyllur zyrtarisht televotimi i shpallur në natën e kaluar ‘Prime’ në Big Brother VIP Kosova.

Pas pak minutash do të shpallet lista me banorët më të preferuar, dhe ata më pak të preferuar.

Kuriozitetin i milionave ndjekësve, do ta shuajnë pas pak çastesh, nikoqirët e programit, Alaudin Hamiti e Jonida Vokshi.


22:10 – Shfaqet video materiali, ku Blero akuzohet se ua ka hequr bateritë e mikrofonëve Ganiut dhe Lindës (VIDEO)

Gjatë mbrëmjes së sotme të spektaklit ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova, është transmetuar një video material, ku në fokus ishin, Blero dhe Linda.

Bëhet fjalë, për skenën të cilën Linda e ka përmendur në ‘Prime’ të fundit, ku shihet Blero derisa shkon tek shtrati i saj.

Por, çfarë komunikuan dyshja në ato momente? Zbulojeni përmes videos në linkun e mëposhtëm.


22:00 – “Cili është mllefi yt me meshkujt?” – Anita i reagon Lindës, pas deklaratave të saja (VIDEO)

Opinionistja e Big Brother VIP Kosova, Anita Haradinaj, edhe këtë ‘Prime’ nuk i ndali kritikat ndaj disa deklaratave të banorëve.

“Të bëhesh protagoniste mbi këto histori është pak e habitshme, kam dyshimet e mija tek deklarata jote, nuk e di a e ke strategji, apo çfarë është gjithë ky mllef që ti po provon ta nxjerrësh nga secili djalë aty”, është shprehur Haradinaj.

Për të dëgjuar bisedën e plotë, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.


22:00 – “Ti i kapë burrat e huaj nëpër gojë”, video material kushtuar situatave pas deklaratave të Lindës (VIDEO)

Gjatë mbrëmjes së spektaklit ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova, është prezantuar një video material me krye protagoniste Lindën.

Brenda tij janë detajuar shumica e situatave që në fokus e kishin konkurrenten në fjalë, si dhe debatet që pasuan më pas.

“Ti i kapë burrat e huaj nëpër gojë”, dëgjohet t’i thotë Edona në një prej sekuencave të video materialit, Lindës.

Por, për t’i parë të gjitha detajet, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.


 21:49 – “Ja unë, ja kjo” – Blero paralajmëron largimin nga shtëpia, kapet edhe me Bucin (VIDEO)

Është vetëm fillimi i këtij ‘Prime’ dhe banorët janë ndezur në momentet e para, e me këtë ritëm edhe po vazhdojnë.

Një deklaratë të fortë dha edhe Blero i cili tha se “këtë të premte, ose ai ose Linda do largohen nga shtëpia”.

Nga kjo deklaratë në bisedë u përfshi edhe Buci, të cilit Blero nuk i kthente përgjigje.

Për të kuptuar më shumë, ndiqeni videon e mëposhtme.


21:49 – Alaudin Hamiti konfirmon se banorët i janë nënshtruar testeve psikologjike para se të hynin në BBVK (VIDEO)

Gjatë mbrëmjes së sotme, prezantuesi i Big Brother VIP Kosova, Alaudin Hamiti e ka konfirmuar një të vërtetë mbi kastin e këtij edicioni të dytë të këtij formati televiziv.

Hamiti e ka konifrmuar se të gjithë banorët i janë nënshtruar testeve psikologjike, para se ata të bëheshin pjesë e BBVK-së, dhe po të gjithë e kanë kaluar provimin në fjalë.

Për të dëgjuar deklaratën e plotë të Hamitit, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.


21:40 – “Psikopat” – Blero humb durimin me Lindën (VIDEO)

Edhe në këtë ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova, debatet nuk kanë të ndalur.

E si herëve të tjera që Blero përdori termin “psikopat” për Lindën, këtë fjalë nuk e kurseu as sonte.

“Ti me të vërtetë kishe probleme psikike, a ke marr hapa me vete a po jo”, është shprehur Blero ndaj Lindës.

Për të dëgjuar debatin e plotë, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.


21:38 – Blero: E dimë të gjithë kush është Linda, s’i takon ta marrë moralin nëpër gojë (VIDEO

Siç edhe pritej, akuzat e Lindës ndaj Bleros kanë nisur të diskutohen gjatë mbrëmjes së sotme të spektaklit ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova.

“Kjo e tha një shpifje, rrenë të kulluar. E dimë të gjithë kush është Linda. Moralin mos e merr në gojë se ty nuk të takon”, ka thënë Blero pos tjerash, duke iu referuar Lindës.

Pos tjerash, Blero ka thënë se dikur i kishte ndihmuar Lindës në pjesën e muzikës.

Por, cili ishte reagimi i Lindës? Këtë e kuptoni përmes videos në linkun e mëposhtëm.


21:25 – Banorët kanë nga një replikë për Ledin, pas porosisë që e morën nga ajo (VIDEO)

Në spektaklin e sotëm të ‘Prime’, pas shfaqjes së mesazheve të Ledit për banorët brenda shtëpisë, pati reagime nga këta të fundit.

“Unë e kam ditur që vetëm komente të mira nuk pres nga ajo, nuk kam ndonjë koment, vetëm suksese tani që është jashtë”, është shprehur Ylli pasi dëgjoi mesazhet e Ledit.

Për t’i dëgjuar të gjitha replikat e banorëve, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.

Për të shikuar Big Brother VIP Kosova abonohu në:

  • Kosovë: Artmotion www.artmotion.net dhe Kujtesa www. kujtesa.com
  • Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut: Artmotion Aplikacioni Mobil dhe Tring Satelit
  • Evropë: Nimi Tv www.nimitv.com
  • Amerikë: TV Alb


21:24 – Nis me thumba pikantë komunikimi i parë mes banorëve në ‘Prime’ (VIDEO)

Komunikimi i sotëm me banorët e Big Brother VIP Kosova, mes tyre dhe nikoqirëve të spektaklit ka nisur me pak thumbime.

Gjithçka sillej rreth peshës, kilogramëve të shtuar e të humbur të banorëve, si dhe vërejtjeve se po vishen jo komfort motit të ftohtë që po mbretëron në vend.

Për çfarë më saktësisht po bëhet fjalë, e kuptoni përmes videos në linkun e mëposhtëm.


21:16 – Cilat janë porositë e Ledit për banorët aktualë të Big Brother VIP Kosova? (VIDEO)

Konkurrentja e fundit e eliminuar nga Big Brother VIP Kosova, Ledi Vokshi është shfaqur sonte në spektaklin ‘Prime’.

E spektakli u hap me një video mesazh me protagoniste Ledin, e cila ka shfaqur porositë e saj mbi banorët aktualë të shtëpisë së “Vëllait të Madh”.

E për të parë se çfarë tha Ledi, për banorët e tjerë, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.


21:04 – Nis spektakli ‘Prime’ i Big Brother VIP Kosova

Ka nisur mbrëmja e spektaklit ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova.

Sonte pritet të shpalosen plot surpriza të përgatitura nga “Vëllai i Madh”, derisa vëmendje të veçantë do të marrin edhe debatet e zhvilluara gjatë fundjavës në shtëpi.

Spektakli është hapur nga nikoqirët, Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi, derisa në panelin e opinionistëve përsëri kemi të ulur, Anita Haradinajn si dhe Bledi Manen.

Për të shikuar Big Brother VIP Kosova abonohu në:

  • Kosovë: Artmotion www.artmotion.net dhe Kujtesa www. kujtesa.com
  • Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut: Artmotion Aplikacioni Mobil dhe Tring Satelit
  • Evropë: Nimi Tv www.nimitv.com
  • Amerikë: TV Alb

19:24 – Rekordet në Big Brother VIP Kosova 2 nuk kanë të ndalur, “Prime” i së premtes arriti mbi 25 milionë shikime (VIDEO)

Rekordet e Big Brother VIP Kosova 2 nuk kanë të ndalur.

Kësaj radhe numri i shikueshmërisë për ‘Prime’-n e së premtes të javës që lamë pas ka arritur në 25.8 milionë, me 1.5 milionë më shumë.

Sipas drejtorit të rrjeteve sociale në Big Brother VIP Kosova 2, Diamant Bajra, nuk u ndalë vetëm tek ‘Prime’, ajo po vazhdon edhe ditëve tjera.

“Nga ora 21:00 kur filloi ‘Prime’ i së premtes deri të nesërmen, pra brenda atyre 24 orëve, shikueshmëria ka shkuar në 22.5 milionë. Kjo shifër është nxjerrë në katër platformat ku Big Brother VIP Kosova 2 është shumë aktiv në Youtube, Instagram, Tik-Tok dhe Facebook”, ka thënë Bajra në Info Magazine.

Andaj, edhe sonte ju ftojmë të mos humbisni momente interesante dhe ekskluzivitete të mëdha, ndiqeni ‘Prime’-n duke filluar nga ora 21:00./Klankosova.tv

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.