Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

LIVE: Ledi e lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 2 (VIDEO)

NULL NULL
10.11.2023 20:07

01:44 – “Optimal Bistro Bar” shtron darkë për banorët e Big Brother VIP Kosova 2 (VIDEO)

Pas spektaklit ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova, banorët e shtëpisë së “Vëllait të Madh”, kanë dalur në oborr për të shijuar një super darkë.

Darkën në fjalë e ka përgatitur “Optimal Bistro Bar”, derisa banorët e kanë shijuar pafund.

Për të parë nga afër ushqimet e sërvirura me delikatesë, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.

 


01:24 – Ledi refuzon kërkim faljen e Bucit: Shfrytëzon çdo gjë të mundur për të arritur qëllimin e tij (VIDEO)

Pasi lexoi porosinë e kutisë së fatit, konkurrentja e eliminuar e mbrëmjes, Ledi, është pyetur nga nikoqiri i spektaklit, Alaudini, nëse do t’ia falë Bucit apo jo.

Pyetja e Hamitit erdhi pasi që Buci i dha Ledit, teksa po dilte nga shtëpia një mesazh.

“Më fal për të gjitha, por kjo ishte pjesë e lojës”, i ka thënë Buci, Ledit.

Por, kërkim falja u refuzua ‘live’ në skenë nga Ledi.

“Absolutisht që jo, sepse e di që ende aty brenda do të shfrytëzojë lojën e mëparshme dhe çdo gjë të mundur derisa të arrijë qëllimin e tij”, tha ajo.


01:20 – Hapet televotimi për të preferuarin e publikut, votoni, votoni, votoni (VIDEO)

Në Big Brother VIP Kosova 2 e ka hapur sonte televotimin për të preferuan tuaj.

Televotimi është hapur zyrtarisht dhe i njëjti do të zgjasë deri në spektaklin ‘Prime’ të mbrëmjes të së hënës.

Prandaj, mos humbisni kohë – votoni të preferuarin tuaj!


01:16 – Meti, Buci, Lindita dhe Ganiu shpëtojnë nga eliminimi (VIDEO)

Katër banorët e parë që i shpëtuan daljes nga shtëpia nga televotimi që ishte u hapur këtë javë janë Meti, Buci, Gania dhe Linda.

E nga ky televotim sonte nga Big Brother VIP Kosova 2 u largua Ledi./Klankosova.tv


01:12 – Ledi pa biletë të kthimit, eliminohet definitivisht nga Big Brother VIP Kosova (VIDEO)

Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Ledi, është përshëndetur me banorët brenda shtëpisë si dhe me vete morri kutinë e fatit.

“Big Brother për ty ka përfunduar këtu”, kjo ishte fraza që konkurrentja e eliminuar me votat e publikut, Ledi e lexoi në skenën e spektaklit ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova.

Kutia e fatit, s’i mundësoi Ledit rikthimin në shtëpinë e “Vëllait të Madh”.

Ledi është banorja e dytë që eliminohet këtë edicion, pas Brikendës, e cila e përfundoi rrugëtimin televiziv brenda BBVK-së, javën që lamë pas.


01:01 – Meti me rrëfim emocional: Babai im fitoi diabetin nga stresi për familjen, shkoi në spital e s’u kthye i gjallë (VIDEO)

Gjatë spektaklit të Big Brother VIP Kosova, është shfaqur një video material kushtuar jetës së Metit.

I gjendur në dhomën e rrëfimeve, Meti ka treguar detaje emocionale nga jeta e tij jashtë shtëpisë së “Vëllait të Madh”, përfshirë edhe raportin me të atin, që nuk jeton më.

“Si djalë kam qenë gjithmonë i lumtur, i buzëqeshur, i dashur dhe i pranueshëm për rrethin ku jam rritur. Prej momentit që babai ka ndërru jetë, ka qenë kohë e vështirë, edhe lufta kur të kesh fëmijë shumë, është ajo presioni që si prind të vjen. Ai e ka marrë shumë afër zemrës, gjithë kohës tu shiku lajme, e fitoi sëmundjen e sheqerit edhe s’mujti me e përballu – një natë shkoi në spital dhe nuk u kthye më i gjallë”, ka rrëfyer ai ndër tjetrash.

Për të dëgjuar rrëfimin e plotë, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.


00:57 – Mesazhi emocional i vajzës për Metin: Krejt familja po votojmë për ty, të duam shumë (VIDEO)

Meti sot brenda shtëpisë më të madhe të Big Brother VIP Kosova 2 i ka takuar vajzën dhe djalin e tij.

Ata e pritën atë në oborr dhe e përqafuan me vrap. Meti u emocionua pa masë për këtë befasi të Vëllait të Madh.

Vajza e tij atij i dha një mesazh: “Ne të duam të gjithë ty, edhe e gjithë familja jemi duke votuar për ty”.


00:52 – Të gjithë banorët dalin për t’i takuar fëmijët e Metit, shumë emocione (VIDEO)

Vëllai i Madh sonte e ka befasuar Metin.

Ai ia ka mundësuar banorit të shtëpisë më të madhe në vend që t’i takojë dy fëmijët e tij.

Meti ishte brenda në dhomën e ndejës dhe kur doli jashtë në oborr i patë vajzën dhe djalin e tij, të cilëve u kishte munguar babai pa masë.

Ata vrapuan dhe e përqafuan atë direkt, Meti ishte i emocionuar tej mase. Bile, edhe në një moment ai i ftoi të gjithë banorët të dalin jashtë dhe t’i përqafojnë ata e të flasin me ta./Klankosova.tv


00:51 – Ledi është konkurrentja e eliminuar e kësaj jave në Big Brother VIP Kosova (VIDEO)

Publiku ka vendosur që banorja e radhës që duhet ta ndërpresë menjëherë garën për çmimin e madh në Big Brother VIP Kosova është Ledi.

Ledi ka qenë e nominuar bashkë me gjashtë banorë të tjerë duke përfshirë: Monikën, Santianën, Metin, Bucin, Ganiun dhe Lindën.

Po ashtu, Ledi bëhet konkurrentja e dytë që eliminohet nga BBVK në këtë edicion, pas Brikendës, e cila la shtëpinë javën e kaluar.


00:35 – Domeniku e mohon t’i ketë shkruar Lindës në Instagram (VIDEO)

Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, Domeniku është përballur me një pyetje provokative nga nikoqirja e spektaklit ‘Prime’, Jonida Vokshi.

Në fakt, Vokshi ka shuar kureshtjen pasi Linda kishte deklaruar se Domeniku i ka shkruar në Instagram – prezantuesja e pyeti këtë të fundit për t’i vënë vulën kësaj historie.

“Jo nuk është e vërtetë aspak”, ka thënë Domeniku.

Për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.


00:23 – Mane drejtuar Lindës: Nëse unë ndjej për ty dhe Edonën, çka do bëje? (VIDEO)

Opinionisti i Big Brother VIP Kosova, Bledi Mane e ka komentuar deklaratën e Lindës, e cila ka pretenduar se Azemi “ka ndjenja për të”.

Mane e ka përgëzuar për guximin për të bërë një deklaratë të tillë, por njëkohësisht ka përdorur edhe pak sarkazëm karshi kësaj ngjarjeje.

“Nëse unë ndjej edhe për ty edhe për Edonën, çka do të bëje?”, e ka pyetur Mane, Lindën.

Zbulojeni përgjigjen e saj, përmes videos në linkun e mëposhtëm.


00:23 – Gani Gërmia – Lindës: Ty motra jem Azemi ti ka lëshy sytë, aty këtu (VIDEO)

Gani Gërmia e ka komentuar deklaratën e Linda Halimit, ku ka thënë se Azemi ka pëlqim ndaj saj.

Ai tha se kjo nuk qëndron askund dhe se Azemi ka pëlqim për Albën.

“Unë mendoj se Linda po e shfrytëzon pak situatën, ty motra jem ka pasur mundësi të ti lëshojë sytë aty këtu, por dashuri nuk ka, kjo është fake”, ka thënë Gania./Klankosova.tv


00:19 – Blero – Lindës: Ti ki me dal sonte, e fton publikun ta nxjerrin jashtë (VIDEO)

Blero është shokuar nga fjalët e Linda Halimit që sonte i tha për të.

Ai i mohoi të gjitha akuzat që këngëtarja i ngriti ndaj tij e që ishin të shumëta, duke thënë se i ishte ulur afër shtratit, dhe se para 13-vjetëve i kishte kërkuar t’i shkonte te dhoma e hotelit.

“Lëri këto gjanash po mundohesh me shpëtu, por unë po them se ti do të dalësh sonte”.

“Publik unë bëjë thirrje që sonte ta largoni këtë, ti ke probleme mendore, ti shpik gjëra, kjo është absurde”, ka thënë Blero./Klankosova.tv


00:15 – “Na i ndali mikrofonat”, për çka po e akuzon Linda, Bleron? (VIDEO)

Linda Halimi ka drejtuar disa akuza për Bleron.

Ajo në një moment tha se Blero, ua ka ndalë asaj dhe Ganiut mikrofonat.

“Na ka heq mu edhe Ganisë mikrofonat”, është shprehur ai.


00:15 – Mbyllet televotimi i kësaj jave

Është mbyllur televotimi që ka qenë i hapur për këtë javë.

Në nominim ishin Ledi, Linda, Santiana, Monika, Buci dhe Meti.

Pyetja e këtini televotimi ishte “Kë doni të shpëtoni?”./Klankosova.tv


00:10 – Blero – Lindës: Marre me thanë atë sen se je grua e martuar (VIDEO)

Linda Halimi ka pasur një mori akuzash për një pjesë e banorëve.

Ajo për Bleron ka thënë se është deluzional.

“Është mendim i yti, një gjë nuk e kuptoj një grua e martuar edhe nëse do të kishte parë një reagim të tillë, do t’i vinte marre të thoshe atë gjë”.

“Duhet të të vijë marre më thënë ashtu”, ka thënë Halimi./Klankosova.tv


00:06 – Linda për Azemin: Habitet më sheh me minuta të tërë (VIDEO)

Linda sonte ka ngritur akuza të shumta ndaj një pjesë të banorëve të tjerë të shtëpisë më të madhe në vend.

Ajo tha se mendon që Azemi ka ndjenja ndaj saj, bile këngëtarja tregiu se edhe pse mendon kështu.

“Ai nganjëherë habitet dhe më sheh me minuta të tërë, edhe nuk nalet kurrë”, ka thënë Linda.

Kurse Azemi vazhdimisht e mohoi këtë, e tha se ndjenja ka vetëm për Albën./Klankosova.tv


00:02 – Azemi-Lindës: Nashta ki qejf me pas ndjenja për ty, por unë e shoh vetëm Albën (VIDEO)

Ndonëse Linda Halimi tha se mendon që Azemi ka ndjenja për të, banori e mohoi këtë prentendim të këngëtares.

Ai i tha asaj se kjo nuk qëndron askund dhe e quajti atë një person deluzional.

“Si femër të kam respektuar, nashta ti e ke atë qejfin që unë ty me të dashtë je duke e thënë për disa herë”.

“Unë nga fillimi kam thënë se këtu ndjenja kam vetëm për Albën”, ka thënë Azemi./Klankosova.tv


23:58 – I tha se ka probleme mendore Blerandos, ky është arsyetimi i Lindës (VIDEO)

Linda Halimi ka e ka quajtur Blerandon të sëmurë mendor.

Ajo ka thënë se ai nuk është konsistent në veprimet e veta.

“Jam bazuar në bazë të gjesteve që bënë, është herë i nxehtë e herë i ftohtë, bën shumë gjëra. Në fillim jam munduar të sillem mirë me të, nuk më ka thënë asnjë gjë interesante për veten”.

“Edhe pastaj çdo herë ka gjuajtur komente negative ndaj meje. Siç e keni parë edhe komentet që i ka bërë rreth sukeseve të mia”, ka thënë Linda./Klankosova.tv


23:56 – Linda: Mendoj se Azemi ka ndjenja për mua, por nuk e fajsoj për këtë (VIDEO)

Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Linda ka goditur me një super deklaratë, derisa ka shprehur sigurinë e saj se Azemi është i dashuruar në të.

Por, Linda ka thënë po ashtu, se nuk ka asgjë të keqe nëse ai veç ka ndjenja për të.

“Mendoj se Azemi ka ndjenja për mua, është mënyra se si më sheh gjithë kohës – s’ka asgjë të keqe, nuk e fajësoj”, ka thënë ajo pos tjerash.

Për më shumë detaje nga deklarata në fjalë, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.


23:54 – Klipi i Lindës ‘trazon ujërat’ në Big Brother VIP Kosova – banorët e kuptojnë çka mendon ajo për ta (VIDEO)

Në një klip janë përmbledhur disa prej momenteve të Linda Halimit brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 2.

Ajo kishte folur për një pjesë të banorëve të tjerë të shtëpisë. Linda tha se Blerando ka probleme mendore, ndërkaq Bleron e quajti deluzional.

Për Azemin tha se ai ka dashuri ndaj saj, kurse për Moniken dhe Ledin tha se i kanë zmadhuar reagimet e tyre kur janë përmendur fëmijët e tyre brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 2./Klankosova.tv


23:46 – Linda: Blero m’ka dërgu te hoteli, ka insistuar të vijë në dhomën time (VIDEO)

Linda Halimi sonte në ‘Prime’ ka pasë akuza të forta ndaj Bleros, banorit tjetër të shtëpisë më të madhe të vendit.

Ajo i tha atij se para shumë viteve derisa Blero ishte i martuar, i kishte kërkuar asaj që të shkonte te dhoma e saj e hotelit.

“Ka ndodhur jashtë shtëpisë, kur kam punuar te emisioni i Teuta Krasniqit para 13-vjetëve, Blero më ka dërguar te hoteli ku rrija pas gjirimeve që patëm”.

“Burri i martuar, Blero ka inisituar që të vijë te dhoma e hotelit me mua. E mban mend këtë shumë mirë, ke thënë a mundemi të pijmë nga një gotë verë dhe të qëndrojmë aty”, ka thënë Linda./Klankosova.tv


23:43 -“Me qenë i pirë edhe Monikën e zë”, fjalia e Bucit që ndezi tensionet në ‘Prime’ (VIDEO)

Një përplasje e ashpër ka ndodhur në mes të Monikës dhe Bucit sonte – e gjitha ka ndodhur si rezultat i video materialit të shfaqur minuta më parë.

“Me kon i pitë edhe Monikën e nxo”, ka qenë komenti që i ka nxehur gjakrat brenda shtëpisë, derisa në debat janë përfshirë edhe banorë të tjerë.

Por, për të parë më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.


23:34 – Shqipja drejtuar Ledit, “ti do vëmendje, siç u shtrive në tokë javën e kaluar” (VIDEO)

Gjatë spektaklit ‘Prime’ një përplasje ndodhi edhe në mes të banoreve të Big Brother VIP Kosova, Shqipes dhe Ledit.

Shqipja e ka akuzuar Ledin se “dëshiron vëmendje”.

“Ti do vëmendje, siç u shtrive në tokë javën e kaluar”, i ka thënë Shqipja pos tjerash Ledin.

Për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.


23:30 – Buci: Jam i martuar, se mos t’isha kanë, dy i kisha pas këtu (VIDEO)

Deklarata e Bucit ku ka thënë se “Thash me bo me u pijav habitem dhe flej edhe me Monikën”, ka ngjallur debat të madh sot në ‘Prime’.

Atij iu kundërvënë një pjesë e banorëve si Edona dhe Monika.

E pas kësaj ai tha: “Nuk jam single, po të isha single dy të dashura do t’i kisha pasë këtu”./Klankosova.tv


23:25  – Klipi që tregon në detaje konsekuencën se si Buci i tha Monikës, “me pi flej edhe me Monikën” (VIDEO)

Gjatë kësaj jave, Vëllai i Madh u ka bërë një befasi banorëve të shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 2.

Ata patën një ndejë me tematikë të viteve të 80-ta. Banorët u shprehën të lumtur pasi pinë, kënduan e vallëzuan të gjithë së bashku.

Por në një moment nisën debatet kur Buci u tha: “Thash me bo me u pijav habitem dhe flej edhe me Monikën”.

Kjo deklaratë e Bucit shkaktoi zemërim te Monika dhe banorët e tjerë në mesin e tyrë më e zëshme ishte Edona.


23:24 – “Diku t’kom pa”, fjalia e parë që Lumbardhi ia kishte thënë Albyt (VIDEO)

Banorja e Big Brother VIP Kosova, Alby, sonte në natën ‘Prime’ ka folur për natën e parë që ka hyrë brenda asaj shtëpie.

Ajo ka treguar se cila ka qenë fjalia e parë që Lumbardhi ia kishte thënë asaj, përcjell Klankosova.tv.

“Ditën që kam hyrë më tha më duket të kam parë diku”, është shprehur ajo.


23:20 – “Më keni shku nerva”, përplasje në mes të Monikës dhe Santianës (VIDEO)

Monika sot në ‘Prime’ e ka kritikuar Santianën për shkak të një deklarate të saj.

Ajo i tha se ajo ka sjellje agresive dhe nuk ka respekt ndaj grave të tjera.

“Ka pak agresitivitet ndaj femrave tha më ka shkuar nerva Monika dhe Ledi. Kjo nuk është një qasje e mirë ndaj dy femrave që janë dhjetë vjet më të mëdha se ajo”.

“Për mendimin tim kjo nuk është e mirë.Unë nuk guxoj të flasë me njerëz të tillë sepse e di që mundem të dalë prej vetes”, ka thënë Monika./Klankosova.tv


23:06 – Anita, Santianës: Njerëzit që nuk kanë argumente të qëndrueshme, e ngritin zërin (VIDEO)

Opinionistja e Big Brother VIP Kosova, Anita Haradinaj, ka komentuar sjelljen e Santianës.

Ajo duke iu drejtuar Santianës, tha se mendon që njerëzit që nuk kanë argumente të qëndrueshme, e ngritin zërin.

“Unë mendoj që njerëzit që nuk kanë argumente të qëndrueshme, e ngritin zërin”, është shprehur Anita.


23:06 – “Jam shembull i mirë”, Alby tregon përvojën e saj jetësore (VIDEO)

Alby sonte në natën ‘Prime’ ka folur në lidhje me përvojën e saj jetësore.

Ajo ka thënë se është shembull i mirë dhe se është një nënë që i bën të gjitha gjërat vet, përcjell Klankosova.tv.

“Unë për veten time jam shembull shumë i mirë, ta harrojmë çka kam bërë në të kaluarën, jam nënë që i bëj të gjitha vet, kujdesem për fëmijën tim”, është shprehur ajo.


23:04- Shembulli i femrës shqiptare, përplasë ashpër Santianën dhe Albyn (VIDEO)

Nominimet e së hënës kanë bërë që Santiana dhe Alby të kenë gjatë tërë javës debate me njëra-tjetrën.

Të gjitha momentet e tyre janë përmbledhur me një klip që u shfaq këtë ‘Prime’.

Debati i tyre ka të bëjë me shembullin më të mirë të gruas shqiptare.

Çdo gjë nisi kur Alby e nominoi Santianën, duke thënë se ajo nuk i mbron gratë në shtëpi.

Kurse, Santiana ia ktheu në njëjtën monedhë nominimin e iu drejtua: “Alby nuk është shembulli më i mirë i gruas shqiptare.

Për më shumë ndiqni videonë më poshtë:


23:03 – Spektakli i Big Brother VIP Kosova, zbrazë Shkodrën (VIDEO)

Personazhet e edicionit të dytë të BBVK-së, kanë bërë për vete një audiencë gjigante, dhe këtë më së miri e dëshmojnë ndonjëherë edhe netët ‘Prime’.

Kësisoj, në një video të xhiruar në Shkodër të Shqipërisë, qyteti shihet pothuajse i boshatisur, derisa e gjithë vëmendja është tek spektakli ‘Prime’.

Për ta parë Shkodrën sonte, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.


22:54 – Mane, Shqipes: Shqipe ke marrë shkopin e gomës, je bërë si police e moralit të Iranit (VIDEO)

Opinionisti i Big Brother VIP Kosova, Bledi Mane, ka dhënë opinionin e tij për Shqipen.

Ai ndër të tjera i ka thënë Shqipes se është bërë police e moralit, përcjell Klankosova.tv.

“Shqipe ke marrë shkopin e gomës, je bërë si police e moralit të Iranit”, është shprehur ajo.


22:48 – “Je burrë me thinja, ato debate bëri në lagje” – Mane godet Bucin (VIDEO)

Opinionisti i Big Brother VIP Kosova, Bledi Mane iu drejtua Yllit duke i thënë “je burrë me thinja, këto debate bëjë tek lagjia, çka janë këto muhabete”.

Gjatë debatit Ylli iu kundërpërgjigj Bledit ku pas kësaj ai i tha ”Ylli që nuk shkëlqen dëgjo”.

Për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm:


22:45 – Anita, kërkon nga banorët ta demaskojnë Gani Gërminë (VIDEO)

Opinionistja e Big Brother VIP Kosova 2, Anita Haradinaj, ka folur për lojën e Gani Gërmisë në shtëpinë më të madhe në vend.

Ajo sonte në ‘Prime’ ka thënë Ganiu po kërkon falje shpesh dhe se nëse bëhet kjo shpesh, në një moment më nuk ka kuptim.

“Ganiu e ka një përparësi pas çdo ofendimi kërkon falje,falja është hyjënore dhe këtu jam dakord. Nëse kërkim faljet i kalojnë limitet më nuk janë kërkim falje hynore, bastardohen”.

“Kurse juve, banorëve të tjerë ju ngelet nëse e keni vetëm për qëllim që ta demaskoni Ganiun dhe ta nxirrni Ganiun, e vërtetë atë që ju e proklamoni gjatë tërë kohës”, ka thënë Haradinaj./Klankosova.tv


22:39 – Tensione në Prime, përplasje ndërmjet Bleros dhe Manes: “Baba vanga” (VIDEO)

Opinionisti i Big Brother VIP Kosova, Bledi Mane ka pasur përsëri një përplasje me konkurrentin e formatit, Bleron.

Mane madje e ka komentuar pjesën e Bleros që po e cilëson veten si “baba”.

“Kemi një koleg që vjen nëpër shtëpi aty dhe thotë ‘unë jam baba’, por unë i them ‘ti s’je baba, ti je baba vanga’, një parashikues i dështuar”, i ka thënë Bledi, Bleros pos tjerash.

Për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm:


22:35 – Klipi që pasqyron situatën e eskaluar ndërmjet Ganiut, Shqipës dhe të tjerëve (VIDEO)

Debate të shumta gjatë kësaj jave mes vete kanë pasë Gania dhe Shqipja.

Në ‘Prime’ janë mbledhur të gjitha këto në një klip. Shqipja aty akuzon Ganiun se nuk është stabil në karakterin e tij.

“Mua ma pëlqen që njerëzit ta nxjerrin veten ashtu si janë. Ti e ke ofenduar dhe poshtëruar shokun tënd, i ke ofenduar edhe femrat në këtë shtëpi.Ganiu është ky që as nuk do të vetpërmbahet, por as nuk do që të tjerë të vetpërmbahen drejt tij”, ka thënë Shqipja.

Ganiu në një sekuencë dëgjohet duke thënë: “Shko në Shqipëri, të ka sjellur këtu Edi Rama”./Klankosova.tv


22:29 – “Ti je fake si gjoksi im” – Edona godet Gani Gërminë (VIDEO)

Kritika për Ganiun sonte në ‘Prime’ pati edhe Edona James.

Ajo i tha atij se është person i shtirur dhe se i ofendon banorët e tjerë vazhdimisht.

“Ti je ‘fake’ si ky gjoksi im. Ti je me dhjetë fytyra. ‘Fake’ është sepse në një ‘Prime’ më ka thënë vdeksh”.

“Për mua ky është ofendim, më pas ai vjen dhe të kërkon falje”, ka thënë Edona./Klankosova.tv


22:25 – Shqipja ka dyshime se Ganiu e mbush shishen e ujit me alkool (VIDEO)

Banorët e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 2 në këtë ‘Prime’ e kanë kritikuar Ganiun.

Në mesin e këtyre banorëve ishte edhe Shqipja, e cila i tha atij se gjatë tërë kohës është pirë nga alkooli.

“Ai pi alkool vazhdimisht, bile ai edhe mbush shishet e ujit me alkool”, ka thënë Shqipja./Klankosova.tv


22:19 – “Vetë janë kah e rrisin” – Monika, fajëson banorët se po e rrisin Ganiun (VIDEO)

Monika ka folur për lojën e Ganiut dhe sjelljet e tij me banorët e tjerë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 2.

Ajo tha se banorët e tjerë vet atij i kanë dhënë vëmendje dhe e kanë sjellur atë kaq lartë.

“Unë jam këtu banorja e vetme qysh në fillim që e kam kuptuar që e ka pak karakterin dhe mënyrën e satirës ofenduese. Por edhe nuk e kam njohur si Gani Gërmia siç e njohin të gjithë, ia them edhe kritikën ndaras”.

“Këta vet e kanë pranuar, vet i kanë shkuar mbrapa disa banorë. Unë mendoj se banorët e tjerë vetëm e kanë rritur ky nuk po ndryshon”, ka thënë Monika./Klankosova.tv


22:13 – “Ky nuk e di mesin” – Santiana e ashpër me Ganiun, ia përplas të gjitha në fytyrë

Santiana ka debatuar me Ganiun edhe këtë ‘Prime’ të së premtes.

Ajo i tha se ai nuk është i qëndrueshëm në fjalët dhe veprimet e tija, derisa ka folur për një debat që patën gjatë javës.

“Atë natë vetëm e patë e ka të përditshme të shanë më pas vjen dhe të përqaf. Nuk më vjen në rregull që një mashkull para fytyrës të ma bëjë ‘hahahaha po’”.

“Unë i kam thënë se mund të ndërprejtë të gjitha kontaktet me të, por nuk dua. Ky mesin nuk e di kërkon falje, dhe pas një ore të njëjtin gabim e bënë më pas”, ka thënë Santiana./Klankosova.tv


22:24 – Blero thotë se ishte i gatshëm të përfshihet fizikisht ne rastin e Ganiut me Santianës (VIDEO)

Sonte në ‘Prime’ është shfaqur një klip i Ganisë dhe Santianës, ku ishin duke debatuar.

Aty shihet edhe Blero derisa kishte reaguar dhe i kishte tërhjekur vërejtjen Ganisë, duke i thënë se nuk ka të drejtë që t’i afrohet aq shumë një vajze.

“E pash veten kur reagova ndaj Ganisë më është ndezur senzori ku unë mendoj që çdo afërsi ndajë një femre e gabueshme edhe reagova pak si vrazhdë, e konsideroj veten si njeri të qetë por jam baba, jam djal i dikujt”.

“Mendoj se me gratë duhet të diskutosh, por edhe jo t’iu afrohesh ashtu kjo për mua është e palejueshme, nuk është e mirë dhe nuk je duke dhënë shembull të mirë”.

“Unë kam mundur ndoshta edhe fizikisht të ngritem dhe të hy mes juve dyve, por mua më është ndezur senzori i asaj që nuk duhet të ndodh mes një mashkulli dhe një femre ashtu”, ka thënë Blero./Klankosova.tv


22:01 – Batuta dhe kërkim falje, video materiali që e vendosi në siklet Gani Gërminë (VIDEO)

Gjatë mbrëmjes së spektaklit ‘Prime’ në Big Brother VIP Kosova është transmetuar një video material me protagonist kryesor – Gani Gërminë.

Brenda video materialit shihen batutat, si dhe përplasjet e shumta të Ganiut me banorët e tjerë, por edhe kërkim faljet që ai i bën çdo herë pas situatave të tilla.

Për më shumë detaje, ndiqeni vieon në linkun e mëposhtëm.


21:56 – Mane, Ganiut: Lojën po e udhëheqë ti (VIDEO)

Opinionisti Bledi Mane iu drejtua Ganiut duke i thënë se “deri më tani lojën po e bën, nuk po të përkrah, por ti i ke sjellë të gjithë tek fusha jote”.

Gjithashtu tha se” gjithë shqiptaria po të ndjek ty, lojën tënde”.

Për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.


21:46 – Buci dhe Ganiu mohojnë pretendimet se dyshja po zhvillojnë lojë me strategji të përbashkët (VIDEO)

Në natën e spektaklit ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova, nikoqiri i programit Alaudin Hamiti ka pasur një pyetje për Bucin dhe Ganiun në lidhje me përplasjet e pajtimet e tyre brenda shtëpisë

“A është kjo lojë apo strategji e juaja?”, ka pyetur Alaudini , dyshen, Ganiun dhe Bucin.

Por, ata e kanë mohuar të jenë pjesë e ndonjë loje të përbashkët. Për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.


21:40- Përfundimisht, zbulohet e vërteta për të cilën u pezullua emisioni i Gani Gërmisë

Gani Gërmia kishte për të mbajtur emisonin edhe këtë javë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 2.

Por komediani e anuloi për shkak të disa pakënaqësive nga banorët e tjerë.

Një prej tyre ishte edhe Buci, i cili tregoi se pse nuk vendosi të marrë pjesë në emision: “Mua më tha dhe më premtoj se do të jem personi i dytë nga të ftuarit në emisonin e tij, më pas e kuptova dhe e pash veten në ligë të tretë në fund”.

Më pas Ganiu shtoi: “I kam thënë Bucit se këtij projekti i duhesh, më pas kam biseduar me Lindën dhe Metin, ajo ka qenë për po, por atë ditë ke keq emocionalisht, më pas e mora Domenikun në vend të saj, gjatë ditës i thash Bucit dhe Metit a dëshironi të vini si analista. Dhjetë minuta para emisonit dhe ndodhi ajo që e patë e kuptuat”.


21:28 – Debate e humor – klipi që shfaq raportet e Bucit dhe Ganiut (VIDEO)

Një raport me luhatje është duke ekzistuar mes Ganisë dhe Bucit për një kohë të gjatë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 2.

E kjo u bë temë diskutimi edhe në ‘Prime’-n e kësaj të premte.

Big Brother VIP Kosova 2 në një klip ka mbledhur disa prej momente të të dy banorëve, derisa janë duke u përplasur e debatuar me njëri-tjetrin.

Por edhe momentet gazmore mes të dyve, ndiqni videon më poshtë:


21:26 – Bledi dhe Anita japin opinionet e tyre mbi zhvillimet e fundit në BBVK (VIDEO)

Opinionistët e Big Brother VIP Kosova, Anita Haradinaj dhe Bledi Mane, kanë komentuar zhvillimet e fundit nga ngjarjet brenda shtëpisë së “Vëllait të Madh”.

Dyshja, Haradinaj e Mane, kanë theksuar se tanimë loja ka nisur.

“Loja ka filluar tanimë, jemi brenda. Brenda, lojës, dinamikave, thashethemeve e hileve”, ka thënë pos tjerash Haradinaj.

“Nomimimi sy më sy i detyroi banorët që të flisnin hapur, e hëna i dha një shtysë tjetër BBVK-së, tanimë loja ka nisur” , ka thënë pos tjerash Mane.


21:05 – Fillon spektakli ‘Prime’ nën moderimin e Alaudin Hamitit e Jonida Vokshit

Ka nisur spektakli i kësaj të premteje ‘Prime’ nën moderimin e Alaudin Hamitit dhe Jonida Vokshit.

Pas mungesës të së hënës, Bledi Mane tanimë është rikthyer në karrigen e tij të opinionistit, derisa bashkë me të mendime mbi situatat e zhvilluara në shtëpi si dhe banorët në përgjithësi, do t’i jap edhe Anita Haradinaj.

Spektakli më i madh në vend po transmetohet ekskluzivisht në KlanKosova dhe ArtMotion.


20:07 – Çfarë pritet të ndodhë sonte në spektaklin ‘Prime’? (VIDEO)

Sonte, gjatë natës së spektaklit ‘Prime’ pritet të shpalosën një sërë surprizash të përgatitura me kujdes nga “Vëllai i Madh”.

Nominimet sy më sy e të së hënës i kanë lëkundur themelet e aleancave në shtëpi.

Me tensionin që po rritet, përplasjet kanë nisur edhe mes miqve. Çfarë po ndodh mes Shqipes dhe Blerandos?

Cili banor do të jetë përballë emocioneve të forta? Cili banor e lë sonte shtëpinë?

Spektakli ‘Prime’ fillon nga ora 21:00, dhe transmetohet drejtpërdrejt ekskluzivisht në ekranet e ArtMotion dhe KlanKosova.

Për të shikuar Big Brother VIP Kosova abonohu në:

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme