Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Domeniku – banori më i ri i Big Brother VIP Kosova 2 (VIDEO)

NULL NULL
03.11.2023 21:02

21:29 – Akuza për mashtrim, e çka jo tjetër! – Çka ndodhi në përballjen e Anisës me Gjestin? (VIDEO)

“Prime” i sotëm ka nisur flakë.

Përballja mes ish-konkurrentes Anisës, dhe Gjestit solli të papritura, transmeton Klankosova.tv.

Nga ana e Anisës pati akuza për mashtrime, gënjeshtra e viktimizim.

Çka tjetër u fol?

Kuptojeni nga videoja e mëposhtme:


01:55  – Djeget atmosfera në BBVK, Zhutat bashkë me banorët ia krisin këngëve rapsodike (VIDEO)

Mbrëmja e spektaklit ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova është përmbyllur me festë e muzikë.

Për banorët kanë performuar këngë rapsodike grupi i shahirëve Zhutat, muzika e të cilëve ngjalli emocione të shumta tek konkurrentët e izoluar në shtëpinë e “Vëllait të Madh”.

“Oj Kosove, oj djep lirie” e “Kuq e Zi”, ishin disa prej këngëve që ata interpretuan sonte, derisa banorët për asnjë moment nuk u ndalën së kënduari së bashku me ta, përfshirë edhe konkurrentin më të ri, Domenikun.

E për më shumë detaje, ndiqini videot në linçet e mëposhtme.


01:46 – Edona thotë se “nuk e ka problem të bëjë marrëdhënie seksuale para kamerave” (VIDEO)

Gjatë spektaklit ‘Prime’ është transmetuar një video material, ku shihej Edona teksa fliste me banorët e tjerë, mbi tema eksplicite dhe mungesën e marrëdhënieve seksuale.

E një pyetje për Edonën lindi nga prezantuesja, Jonida Vokshi –“ Nëse shkon deri në finale si do ia bësh?”.

“Qysh është më së miri. Nuk e di ndoshta vjen ndonjë djalë i bukur që më pëlqen. Nuk e kam bërë kurrë para kamerave, por s’dua të them që s’do ta bëj atë. Unë e marr jetën qysh të më vjen”, ka thënë ajo pos tjerash.

Për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.


01:43 – Domeniku ia krisë këngës patriotike, bashkë me Zhutat sapo hyri në Big Brother VIP Kosova 2 (VIDEO)

Një hyrje të veçantë në Big Brother VIP Kosova 2 sonte bëri Domeniku apo ndryshe që njihet si “Shqiptari i Zi”.

Ai hyri në shtëpi në një sofër të shtruar e i rrethuar nga grupi i shahirave “Zhutat”.

Domeniku ia tha këngës shqip menjëherë “Thërret Prizreni mori Shkodër”, derisa shoqërohej nga “Zhutat”.

Për më shumë ndiqni videon më poshtë:


01:37 – Nino Pizza shtron darkë për çiftin, për muzikën kujdesen Zhutat (VIDEO)

Befasitë nuk kanë të ndalur për banorët e shtëpisë më të madhe në vend, Bir Brother VIP Kosova 2.

Vëllai i Madh është kujdesur që këtë herë të shtrojë darkë për banorët pas përfundimit të ‘Prime’-it.

E kjo darkë u mundësua nga “Nino Pizza” nga Ferizaj.

Por pos bukës nuk mungoi as kujdesi për atmosferë, aty kënduan grupi i shahirave “Zhutat”./Klankosova.tv


01:29 – “Ndihem më i vlerësuar që jam pjesë e këtij spektakli”, thotë Mane pas hyrjes së Domenikut në BBVK (VIDEO)

Opinionisti i formatit televiziv Big Brother VIP Kosova, Bledi Mane ka shprehur vlerësimet e tij më të larta mbi organizimin e këtij edicioni të dytë si dhe përzgjedhjen e kastit të konkurrentëve.

“Tani po ndihem më i vlerësuar që jam pjesë e këtij spektakli sepse ju qenkeni pararojë, në kuptimin e mendjeve të hapura, e gjithë përfshirjes dhe personazheve që deri dje nuk e kishim menduar që do të shfaqeshin në ekranet tona, e njerëzve që debatojnë lirshëm dhe sjellin në mënyrë natyrale jetën e tyre”, ka thënë Mane pos tjerash.

Mane po ashtu i është gëzuar hyrjes së banorit më të ri, Domenikut. Për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.


01:23 – Lajm i mirë për banorët, rritet vlera e çmimit të madh (VIDEO)

Lajmet e mira nuk patën të ndalur në Big Brother VIP Kosova 2 këtë ‘Prime’.

Banorët e mësuan se u është rritur çmimi nga 8 mijë euro në 28 mijë euro.

Kjo pasi Monika dhe Alby i kanë fituar nga 10 mijë euro ndaras nga sfidat individuale që i patën të dyja.


01:19 -Askush nuk e dinte, Monika dhe Alby kishin këtë mision nga Vëllai i Madh (VIDEO)

Vëllai i Madh për këtë javë e pati një sfidë të njëjtë për Moniken dhe Albyn brenda shtëpisë më të madhe.

Ato ishin në të njëjtën sfidë, por nuk e dinin asnjëra se e kanë të njëjtin mision.

Monika dhe Alby kishin për të dëgjuar banorët e tjerë se çfarë flasin dhe kishin për të shkuar para kamerës së Vëllait të Madh të tregonin.

Për më shumë ndiqni videon më poshtë:


01:12 – Domeniku, konkurrenti më i ri që i bashkohet kastit të Big Brother VIP Kosova 2

Gjatë mbrëmjes së sotme të spektaklit ‘Prime’, kastit të Big Brother VIP Kosova 2 i është bashkëngjitur një banor i ri.

Ai është Domeniku, emri i vërtetë i të cilit është Dominique Mbarga Ambah që në trojet shqipfolëse njihet si “Shqiptari i Zi”, i cili njihet si bloger.

Ndërkohë, në klipin e tij prezantues ai ka kënduar këngë rapsodike shqiptare, për çfarë edhe pati bërë bujë në mediat gjithandej.


01:11 – Këto ishin momentet më të mira të Brikendës në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 2 (VIDEO)

Nga televotimi i kësaj jave, Brikenda është banorja që e la shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 2.

Në ‘Prime’ është shfaqur një video-përmbledhje me momentet e Brikendës brenda shtëpisë.

Hare, debate, gëzime dhe përplasje të Brikendës i keni të gjitha më poshtë:


01:06 – Brikenda përmend emrat që i sheh në finale (VIDEO)

Pas daljes nga shtëpia Brikenda në studio i ka komentuar banorët brenda Big Brother VIP Kosova 2.

Ajo ka treguar se kë e sheh në finale: “Me sytë e mi e shoh Monikën, Yllin edhe Metin”.

Për më shumë detaje ndiqni videon më poshtë:


01:03 – Hapet televotimi – votoni të preferuarin e juaj (VIDEO)

Gjatë natës së sotme ‘Prime’, nikoqirët kanë njoftuar hapjen e një televotimi tjetër – atë të banorit të preferuar nga Big Brother VIP Kosova 2.

Televotimi është hapur zyrtarisht dhe i njëjti do të zgjasë deri në spektaklin ‘Prime’ të mbrëmjes të së hënës.

Prandaj, mos humbisni kohë – votoni të preferuarin tuaj! Më poshtë gjeni fotografinë me informacione mbi mënyrën dhe mundësitë e votimit.


00:46 – Momenti kur Brikenda e lë shtëpinë dhe nuk ka biletë kthimi (VIDEO)

Brikenda është banorja e parë e Big Brother VIP Kosova 2 që e ka lënë shtëpinë më të madhe në vend.

Ajo u largua nga televotimi që ishte i hapur për këtë javë. E kur u përmend emri i saj të gjithë banorët u ngritën në këmbë dhe e përqafuan atë dhe u përshëndetën me të.

Pasi i la banorët brenda, ajo e hapi edhe kafenë e “Prince Caffe” por nuk pati biletë kthimi.


00:36 – Shumica e banorëve paralajmëruan largimin e Blerandos (VIDEO)

Një pjesë e madhe e banorëve të Big Brother VIP Kosova 2 sonte kanë treguar mendimin e tyre se për kë menduan që do të lë shtëpinë pas nominimit që ka qenë i hapur për një javë.

Shumica e tyre thanë se mendojnë që shtëpinë do ta lë Blerando.

Për më shumë ndiqni videon më poshtë:


00:35 – “Po më ofendojnë pafund me komente, por jam opinioniste flas çfarë të më dojë qejfi”, thotë Anita (VIDEO)

Opinionistja e Big Brother VIP Kosova, Anita Haradinaj ka folur mbi situatën e krijuar pas komenteve të bëra kundrejt Ganisë, gjatë spektaklit ‘Prime’.

Ajo ka thënë se aktualisht është duke “u ofenduar” pafund nga mesazhe dhe komente të ndryshme në internet.

“S’dua t’i hyj më shumë debatit, sepse komentet janë pafund duke më ofenduar mua, ndërkohë që unë s’jam banore”, ka thënë Haradinaj.

“Unë jam opinioniste dhe unë çfarë të më dojë qejfi im dhe sesi unë e mendoj lojën apo të mbaj balancat mes ofendimeve femrave dhe meshkujve, unë e kam të drejtën për ta bërë”, ka shtuar ajo tutje.

Për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.


00:30 – Debat i ashpër në mes të Blerandos dhe Lindës (VIDEO)

Blerando dhe Linda sonte kanë debatuar në një pjesë të ‘Prime’-s të së Big Brother VIP Kosova 2.

Ai asaj i tha se nuk është shumë e thjeshtë dhe se gjatë tërë kohës flet vetëm për veten dhe se nuk është modeste me banorët e tjerë të shtëpisë.

Linda ka thënë se me modesti e thotë se asnjëherë nuk ka folur më shumë se të tjerët apo se ka e lëvduar veten./Klankosova.tv


00:16 – Brikenda, banorja e parë që eliminohet nga Big Brother VIP Kosova 2

Konkurrentja e parë e edicionit të dytë që eliminohet dhe e ndalon automatikisht garën për çmimin e madh në Big Brother VIP Kosova 2 është Brikenda.

Brikenda, ishte e nominuar bashkë me pesë banorë të tjerë, duke përfshirë: Blerandon, Bucin, Metin, Shqipen dhe Ledin.


00:00 – “Ja fut kot” – Blero vazhdon përplasjen me Manen (VIDEO)

Gjatë mbrëmjes së sotme të spektaklit ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova, Blero është hatëruar me Bledi Manen, opinionistin e Big Brother VIP Kosova 2.

Ai në një moment i tha atij që të ketë kujdes se çfarë fjalët i flet me të.

“Se ja fut kot së pari, para dy jave foli gjëra që nuk i takojnë. Unë para se me kanë Blero, jam babai i Tarës dua të jem shembull për vajzën time, kujdes se çfarë flet dhe si shprehesh”, ka thënë Blero./Klankosova.tv


23:58 – Mbyllet televotimi, për pak minuta zbulohet emri i konkurrentit që eliminohet sonte

Nikoqiri i spektaklit ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova, Alaudin Hamiti ka njoftuar mbylljen e televotimit për sonte.

Kësisoj, tanimë ka marrë fund dërgimi i SMS-ve për “banorin e nominuar që dëshironit ta shpëtonit”.

Pas pak minutash do të zbulohet emri i konkurrentit të eliminuar, për të cilin aventura televizive brenda BBVK-së, merr fund sonte.


23:55 – Përplasje e ashpër mes Ganisë dhe Shqipes, ndërhynë edhe Brikenda e quan “dyftyrshe” (VIDEO)

Gjatë natës së sotme të spektaklit ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova, ka pasur një sërë përplasjesh të paprecedenta.

Një prej tyre ishte edhe mes Ganisë dhe Shqipes.

Madje, kundër kësaj të fundit, kundër u rreshtua edhe Brikenda – e cila Shqipen e quajti “dyfytyrëshe”.

Për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.


23:50 – Përplasje e ashpër mes Bleros dhe Bledi Manes, çfarë ndodhi? (VIDEO)

Gjatë mbrëmjes së sotme të spektaklit ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova, opinionisti Bledi Mane i ka adresuar disa kritika ndaj banorëve.

Në fakt Mane i ka kritikuar të gjithë banorët, duke iu referuar përmendjes së karaktereve të formateve të tjera gjatë lojës së tyre në BBVK, dhe ky koment e ka prekur pafund Bleron, i cili ka reaguar ashpër ndaj opinionistit.

E për të parë përplasjen mes dyshes, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.


23:37 -Shqipja në siklet nga Blerando, Dini i ‘detyron’ të shikohen sy me sy (VIDEO)

Blerando ka thënë se kur qëndron me Shqipen në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 2 ndjehet më mirë dhe më ndryshe se me ndonjë banor tjetër.

E Shqipja tha se nuk i beson këto fjalë aspak, sipas saj, Blerando është duke u bërë kinse ajo i ka simpati për të vetëm për shkak të lojës.

Pas këtyre deklaratave, prezantuesi i Big Brother VIP Kosova 2, Alaudin Hamiti, i ka shtyrë ata që të shikohen në sy me njëri-tjetrin.

Për më shumë ndiqni videon më poshtë:


23:35 – Edhe Ledi s’i shpëton lotëve sonte, komenton historinë e humbjes së dy fëmijëve (VIDEO)

Spektakli i sotëm ‘Prime’ i formatit televiziv Big Brother VIP Kosova na ka emocionuar pafund sonte me histori nga më prekëset të banorëve të kastit.

E njëjtë ishte historia e Ledi Vokshit, e cila ndau me publikun storien e humbjes së dy fëmijëve.

E pasi Ledi u emocionua pafund dhe e kishte të pamundur të kontrollonte ndjenjat e saj, në monitorin që gjendet në sallonin e shtëpisë është shfaqur një video amatore e fëmijëve të saj, të veshur për natën e “Halloween-it”.

Për më shumë detaje nga kjo histori prekëse, ndiqini videot në linçet e mëposhtme.


23:31  – Bratz Korset nga Donika Loci ka sjellur dhurata për banorët e Big Brother VIP Kosova (VIDEO)

Befasitë nuk kanë të ndalur në ‘Prime’-n e kësaj të premte.

Sonte për herë të parë Bratz Korset nga Donika Loci e ka sjellur një korset të veçantë që drejton shpinën dhe u bënë të ndjeheni e dukeni bukur.

Bratz Korset nga Donika Loci ka sjellur nga një korset për secilën prej vajzave që janë banore e Big Brother VIP Kosova 2.


23:25 – “Motrat e Hirushës” – Rrëfimi emocional i Edonës, Ledit dhe Albyt (VIDEO)

Ledi, Edona dhe Alby një natë janë ndarë nga banorët e tjerë dhe kanë biseduar për një kohë të gjatë me njëra-tjetrën.

Ato kanë ndarë momente të dhimbshme dhe interesante nga jeta e tyre që deri më tani nuk kanë qenë të ditura më parë.

Ledi tregoi se për një vit ka humbur babain e saj dhe dy fëmijë.

Ndërkaq, Edona tha se për një kohë të gjatë rri e mbyllur dhe e vetme e nuk kontakton me askënd. E Alby ka theksuar se ndonjëherë ndjehet keq se çfarë do të thonë të tjerë për të.


23:24 – “Vëllai i Madh” me super befasi për Ganinë, i mundëson takim me prindërit e tij (VIDEO)

Të gjithë u emocionuam sonte me rrëfimet e trishta të Ganisë mbi humbjen e vëllait të tij.

E për t’ia lehtësuar sado pak dhimbjen dhe mërzinë, “Vëllai i Madh”, i ka sjellë atij prindërit e tij, babain dhe nënën në oborrin e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.

Momenti i takimit ishte po aq emocional sa edhe historitë e shpalosura mes lotësh, derisa nuk munguan puthjet e përqafimet si dhe bisedat motivuese mes tyre.

Për të ditur më shumë detaje rreth këtij takimi, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.


23:15 – Të gjithë banorët e presin në përqafim Ganiun, pas emocioneve të forta nga takimi me prindërit (VIDEO)

Komediani Gani Gërmia në ‘Prime’-n e sotme është befasuar nga Vëllai i Madh.

Ai është takuar me prindërit e tij, me të cilët qëndroi për një kohë.

Ky takim i Ganisë i ka prekur edhe banorët e tjerë të cilët të gjithë e pritën me këmbë kur hyri në shtëpi dhe e përqafuan./Klankosova.tv


23:10 – E përlotur, Jonida i jep mesazhin e saj Ganisë (VIDEO)

Prezantuesja e Big Brother VIP Kosova 2, Jonida Vokshi, e ka ngushëlluar Gani Gërminë për vëllain e tij që ka vdekur.

Ajo i tha se ai ndjehen edhe shumë njerëz të tjerë të cilët e kanë përjetuar dhimbjen e humbjes së një anëtari të familjes.

“Vëllai yt i ndjerë pa tjetër që është në parajasë, për të dalë për t’I treguar se edhe ti je mirë, dil jashtë dhe shiko në qiell”, ka thënë Vokshi./Klankosova.tv


23:10 – Anita drejtuar Ganisë: Ta kam dashuruar sensin e humorit që në ditën kur ke hyrë në BBVK (VIDEO)

Opinionistja e Big Brother VIP Kosova, Anita Haradinaj, pas thumbimeve kundrejt Ganisë, i ka dhuruar edhe një porosi motivuese këtij të fundit.

Pas transmetimit të video materialit mbi humbjen e vëllait të Ganisë, Anita e ka motivuar atë për lojën brenda shtëpisë, derisa i ka thënë se “ia dashuron sensin e humorit”.

“Prap jam unë këtu, për të thënë diçka. Kur ke hyrë në ditën e parë, kam thënë se uroj të të karakterizoj sensi i humorit, sepse e kam dashuruar atë sens humori, sepse djemtë me sens humori mua më bëjnë shumë përshtypje”, ka thënë Haradinaj.

“Jeta ka plot sfida, e vështirësi, ka plot ulje e ngritje, kemi humbur shumë njerëz që i duam, por duhet të zgjohemi në mëngjes dhe ta vazhdojmë jetën”, ka shtuar ajo.

Për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.


23:03 – “Vëllai yt është duke të ndjekur” – Fjalimi motivues i Bledi Mane (VIDEO)

Opinionisti i Big Brother VIP Kosova 2, Bledi Mane, e ka ngushëlluar Gani Gërminë në ‘Prime’-n e së premtes për vdekjen e vëllait të tij.

Ai i tha se Gania duhet të jetë krenar për vëllain e tij.

“Toka e Kosovës di ta kthejë dhimbjen në forcë, kjo tokë historike e ka për zakon që të mos i qaj trimat dhe vëllezërit”.

“Po të dalësh jashtë në oborr ai yt vëlla është duke të të ndjekur, ai është me ty”, ka thënë Mane./Klankosova.tv


22:54 – Boshatisen rrugët dhe sheshet e Prishtinës, të gjithë me sy e vesh duke e ndjekur BBVK-në (VIDEO)

Nuk ka asnjë dyshim se formati televiziv Big Brother VIP Kosova ka bërë bujë gjithandej ku flitet shqip.

Që në start të nisjes së edicionit të dytë rekordet e shikueshmërisë kanë filluar të thyhen, pothuajse në secilën natë të spektaklit ‘Prime’.

E pos miliona klikimeve të siguruara në koherenca të shkurtra kohorë, një matës tjetër i suksesit janë edhe vetë qytetet.

Kësisoj, në pamje të siguruara nga KlanKosova, mund të shihet kryeqyteti kosovar, Prishtina me rrugë dhe sheshe të boshatisura nga njerëzit – a thua pse? Sepse të gjithë janë me sy e vesh tek BBVK.


22:45 – Rrëfimi emocional i Ganisë për vëllain: Çka do të thotë me funksionu me gjysmë shpirti?(VIDEO)

Komediani Gani Gërmia në ‘Prime’-n e kësaj të premte ka folur për vëllain e tij që i ka vdekur vitin e kaluar nga një sëmundje e rëndë.

Ai deklaroi nën lot se për të është shumë e vështirë kjo gjë

“Unë e kam Besin ai është shtylla ime edhe dy prindërit. Astriti e ka bërë të pamundurën e dha edhe atë që se patë gjatë kohës sa isha në studime”.

“Gabova shumë shpesh prej meje nuk hekën dorë as Besi dhe as ai”.

“Çka do të thotë me funksionu me gjysmë shpirti?”, ka thënë Gania./Klankosova.tv


22:43 – Rrëfimi emocional i Ganisë, kur shpalosi historinë e trishtë të humbjes së vëllait (VIDEO)

Gjatë mbrëmjes së sotme të spektaklit ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova është transmetuar një video material, tejet emocional i një historie të rrëfyer nga Gania.

Kësisoj, brenda videos, Gania ka shpalosur historinë e trishtë të humbjes së vëllait të tij, i cili u nda nga jeta pas një beteje me kancerin.

Rrëfimi ishte aq emocional saqë banorët sikurse shihen në video material, kanë ngelur pa fjalë nga ndjenjat e kapluara dhe lotëve.

Për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.


22:31 – “Piano Parfum” i befason banorët e BBVK-së me dhurata të personalizuara (VIDEO)

Gjatë natës së sotme ‘Prime’, banorët e Big Brother VIP Kosova kanë pranuar disa dhurata të personalizuara.

Dhuratat përfshijnë parfume nga “Piano Parfum”, sepse aromat i zgjojnë kujtimet dhe krijojnë ëndrrat.

“Piano Parfum” gjendet në shumë qytete të Kosovës, së shpejti edhe në Maqedoni të Veriut.


22: 23 – Befason Bled Mane, i thotë disa fjalë për Ganinë që askush nuk i priste nga ai (VIDEO)

Opinionisti Bledi Mane e ka thënë sonte në ‘Prime’ një gjë që më herët nuk është vërejtur nga askush.

Ai tha se në shtëpinë më të madhe ekziston edhe një trekëndësh dashurie tjetër.

Bëhet fjalë, për Ganinë, Vesën dhe Brikendën.

“Mendoj se pëlqim për Ganinë kanë Vesa dhe Brikenda”, ka thënë Mane./Klankosova.tv


22:22 – Pas komentit të Anitës kundrejt Ganisë, Alaudini kërkon ndërprerje urgjente të lidhjes me banorët (VIDEO)

Prezantuesi i spektaklit ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova, Alaudin Hamiti ka kërkuar ndërprerjen e lidhjes ‘live’ me banorët brenda shtëpisë së “Vëllait të Madh”.

Kjo për shkak të eskalimit të situatës mes Anita Haradinaj dhe Gani Gërmisë, pasi që opinionistja e thumboi konkurrentin duke i thënë – “A e ke pa veten në pasqyrë?”.

Hamiti ka theksuar se një mendim i tillë është jo i denjët. Por, për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.


22:08 – Brikenda, Ganisë: Kur të përqafi më dukesh si vëllai im (VIDEO)

Në këtë ‘Prime’ lindën shumë pikëpyetje se mos ka ndonjë pëlqim mes Brikendës dhe Ganisë.

Brikenda ishte duke thënë në një moment se edhe ajo e sheh vetëm si shok Ganinë, si ai atë.

“Besom këtu brenda të ndjej shumë person të afërt, edhe më duket ndoshta si me përqaf vëllain tim”, ka thënë Brikenda.

Më pas, Gania reagoi me humor dhe të gjithë banorët qeshën./Klankosova.tv


22:06 – Anita thumbon Ganinë: Brikenda është kokrra e yllit, e ti s’e di a e ke pa veten në pasqyrë? (VIDEO)

Nata e sotme ‘Prime’ ka nisur me trazim ujërash, veçse kësaj here kjo erdhi si rezultat i një fraze të opinionistes, Anita Haradinaj, e jo nga banorët e Big Brother VIP Kosova, ashtu siç jemi mësuar.

Haradinaj e ka kritikuar Ganinë mbi sjelljet e tij karshi Brikendës dhe banorëve të tjerë, derisa në një moment, ndoshta situata doli jashtë kontrolli.

“O Gani, malin e ke marrë. Nuk dyshoj fare që me Brikendën ke vetëm raporte shoqërore, sepse Brikenda është kokrra e yllit, e ti nuk e di a e ke pa ndonjëherë në pasqyrë?”, ka qenë fraza që ngjalli shumë pakënaqësi brenda në shtëpi, por edhe në studio.

Ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.


22:04 – Gania sqarohet për raportin që e ka me Brikendën, shoqe apo simpati? (VIDEO)

Në këtë ‘Prime’ lindën shumë pikëpyetje se mos ka ndonjë pëlqim mes Brikendës dhe Ganisë.

Në një moment, Gania e mohoi këtë dhe tha se e ka vetëm shoqe.

“Kjo qasje e imja është vetëm shoqërore të betohem te Zoti se në qoftë se është diçka do të rrëfeja”.

“Brikin e kam shumë shoqe dhe njihemi shumë mirë”, ka thënë Gania./Klankosova.tv


21:58 – Gania dhe Brikenda më shumë se shokë?

Në ‘Prime’-n e kësaj të premte është hapur një diskutim se mos Gania dhe Bleranda kanë pëlqim për njëri-tjetrin.

Ata të dy thanë se e njihen edhe jashtë shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 2.

Të dy pohuarn se mes tyre ka vetëm shoqëri, e nuk ka ndonjë hapësirë për pëlqim./Klankosova.tv


21:47 – Banorët komentojnë rolet e tyre për Halloween, shkaktojnë shumë të qeshura (VDIDEO)

Banorët e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 2 e kanë festuar Halloween me një super ndejë.

Ata nuk harruan as edhe kostumet atë natë, po ashtu edhe Vëllai I Madh ua mundësoi këtë ‘party’ pasi ata e fituan sfidën në çifte që e patën.

Në këtë ‘Prime’ të së premtes ata i komentuan veshjet e gjithësecilit, dhe të gjithë një zëri thanë se prej personazheve më i duhuri ishte Blerando me rolin e Xhokerit.


21:33 – Shfaqen momentet e frikshme të banorëve në natën e “Halloween-it” (VIDEO)

Gjatë natës së spektaklit ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova është transmetuar një video material që përfshinë momentet më të frikshme të natës së “Halloween-it”.

Reagimet epike të banorëve, ulërima e shumë frikë, janë vetëm disa nga karakteristikat e materialit në fjalë, i realizuar në “Natën e Shtrigave”, ku gjithsecili prej konkurrentëve janë ftuar në dhomën e rrëfimeve.

E për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.


21:25 – Banorët po shkëlqejnë sonte me flokët dhe grimin e kuruar nga “Studio Lola” (VIDEO)

Konkurrentët e Big Brother VIP Kosova janë zbukuruar sonte për spektaklin ‘Prime’ nga “Studio Lola”.

“Studio Lola”, është përkujdesur që ‘nysat’ sonte të shkëlqejnë me pamjet e tyre të kuruara.

Përndryshe, nata ‘Prime’ vetëm sapo ka filluar, dhe shumë surpriza priten të shfaqën sonte përgjatë spektaklit.


21:00 – Ka filluar spektakli ‘Prime’ i formatit televiziv Big Brother VIP Kosova

Hapjen e spektaklit  e kanë bërë nikoqirët, Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi, derisa në skenë si përherë janë shfaqur edhe paneli i opinionistëve, këtë edicion i përbërë prej Anita Haradinajt e Bledi Manes.

Sonte, pritet të shpalosen plot surpriza nga “Vëllai i Madh”.

Një eliminim, e një hyrje e re poashtu.

Për të shikuar Big Brother VIP Kosova abonohu në:

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme