Sfida e kapitenit, Brikenda, Alba dhe Ledi në garë të ashpër mes vete (VIDEO) NULL NULL 30.10.2023 23:55 30.10.2023 23:55 Në sfidën e kapitenit që u zhvillua gjatë kësaj jave në shtëpi, dolën tre banore me rezultat të njëjtë. Prezantuesi i spektaklit gjigand Big Brother VIP Kosova 2, Alaudin Hamiti i bëri të ditur emrat e tri vajzave. “Ne nuk kemi fitues, ne kemi tre banorë me rezultat të njejtë, e ata janë, Brikenda me pesë pëgjigje të sakta, Alba gjithashtu me pesë, si dhe Ledi”, është shprehur Hamiti. “Meqenëse kapiteni i javës nuk mund të zgjedhej, kjo sfidë realizohet sonte pasi që një avantazh i madh e pret kapitenin e javës”, vazhdoi më tutje prezantuesi i Big Brother VIP Kosova 2. “Një nga një do të futeni brena në dhomën e lojrave, keni kohë 30 sekonda për t’i shikuar objektet, pastaj vazhdoni në dhomën e surprizave, unë dhe Jonida do të i’u bëjmë pyetje”, shpjegoi Hamiti ecurinë e sfidës. Për të kuptuar më shumë, ndiqeni videon më poshtë. Për të shikuar Big Brother VIP Kosova abonohu në: Kosovë: Artmotion www.artmotion.net dhe Kujtesa www. kujtesa.com Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut: Artmotion Aplikacioni Mobil dhe Tring Satelit Evropë: Nimi Tv www.nimitv.com Amerikë: TV Alb