Shefi i OBSH-së: Raportet për kërcënimet e evakuimit nga spitali janë thellësisht shqetësuese NULL NULL 29.10.2023 13:37 29.10.2023 13:37 Shoqëria Palestineze e Gjysmëhënës së Kuqe tha se kishte marrë urdhra izraelitë për të evakuuar spitalin “Al Quds”, duke pretenduar se më pas do të bombardohej. Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë i ka quajtur “thellësisht shqetësuese” raportet e “kërcënimeve të evakuimit” në Spitalin “Al Quds”. “Ne e ritheksojmë – është e pamundur të evakuohen spitalet plot me pacientë pa rrezikuar jetën e tyre”, tha Tedros Adhanom Ghebreyesus, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv. “Sipas ligjit ndërkombëtar humanitar, kujdesi shëndetësor duhet të mbrohet gjithmonë”./Klankosova.tv.