Izraeli urdhëron evakuimin e spitalit “Al Quds” NULL NULL 29.10.2023 11:05 29.10.2023 11:05 Një grup humanitar që punon në Gaza tha se ka marrë urdhra izraelitë për të evakuuar spitalin Al Quds. Shoqëria Palestineze e Gjysmëhënës së Kuqe pretendoi se spitali do të “bombardohej” në një postim në X. Ka pasur bastisje që kanë ndodhur 50 metra larg objektit mëngjesin e sotëm, tha kjo organizatë, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv. “PRCS sapo ka marrë kërcënime serioze nga autoritetet okupuese për të evakuuar menjëherë spitalin al Quds në Rripin e Gazës, pasi ai do të bombardohet”, thonë nga Shoqëria Palestineze e Gjysmëhënës së Kuqe.