Egbo e nis aventurën te Prishtina me fitore në frymën e fundit ndaj Gjilanit NULL NULL 28.10.2023 21:25 28.10.2023 21:25 photo by: @Shpend Ahmeti Prishtina ka fituar ndaj Gjilanit me rezultat 2-1, në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll. Golin e parë në ndeshje e ka shënuar Jalen Blesa në minutën e 43’. Me këtë gol ka përfunduar pjesa e parë. Në pjesën e dytë, Gjilani e ka barazuar rezultatin me anë të Ismailit, në minutën e 85’. Megjithatë, në skenë doli edhe njëherë Blesa në minutën e 93’.. Kështu Emmanuel Egbo e nis me fitore aventurën te Prishtina. Prishtina pas fitores kalon në vendin e katërt me 19 pikë të grumbulluara nga 11 ndeshje. /Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Sonte në Rubikon, Vlora Çitaku - flet për bllokadën politike, aktgjykimin e Kushtetueses dhe zgjidhjet e PDK-së 4 days