Në mozaikun e gjetur në Durrës figuron simboli i njohur botërisht 123 string(14) "Hekuran Sokoli" string(69) "https://klankosova.tv/wp-content/uploads/2022/08/Hekuran-Sokoli-1.jpg" nga Hekuran Sokoli 28.10.2023 15:14 28.10.2023 15:14 Në qytetin antik të Durrësit janë zbuluar disa mbetje arkeologjike për të cilat besohet se datojnë që nga periudha e hershme romake. Përveç bazamentit të kolonës, copëzave të mureve, pikturave dhe mermerit, në këtë lokalitet është zbuluar një mozaik i cili i ka mbijetuar mjaft mirë kohës. Sipas ministres për Kulturë në Shqipëri, Elva Margariti, në fazat fillestare të gërmimeve mendohet që mozaiku në fjalë mbulon një sipërfaqe prej afro 30 m2. Në fotografitë që ka shpërndarë ajo në rrjetet sociale, mund të vërehet një simbol i njohur në të gjithë botën që nga kohërat e lashta. Mozaiku i zbuluar në Durrës Bëhet fjalë për “Farën e Jetës”. Por, çfarë është ajo? Ekzistojnë me qindra të dhëna për këtë simbol që gjendet në vende të ndryshme të botës ku kanë jetuar qytetërimet e lashta. Figurativisht “Fara e Jetës” është një ilustrim dydimensional që përbëhet nga shtatë rrathë me të njëjtën madhësi, të cilët vendosen njëri mbi tjetrin. Jashtë ndodhen gjashtë rrathë, të cilët ndërlidhen me rrethin e shtatë në mes. Dizajni me shtatë rrathë i “Farës së Jetës” Përveç që është i bukur, ka edhe një kuptim të thellë simbolik Sipas Gjeometrisë së Shenjtë, modelet në natyrë shihen nga një këndvështrim matematikor dhe ato kanë implikime të gjera. Pjesa “e shenjtë” është besimi se këto modele, formulat e tyre matematikore dhe struktura e tyre janë dëshmi e planifikimit dhe krijimit hyjnor. Për ndjekësit e kësaj teorie, simboli i “Farës së Jetës” përmban blloqet e ndërtimit për ekzistencën. Për ata që besojnë në krijimin hyjnor të universit, hapi i parë filloi me krijimin e një oktaedri. Një oktaedër është një formë që ka tetë fytyra, 12 skaje dhe gjashtë kulme. Sipas Gjeometrisë së Shenjtë, një krijues hyjnor e ndërtoi formën dhe më pas e rrotulloi në boshtin e saj. Prej aty filloi të formohej një sferë, e cila mbante vetëdijen e Krijuesit. Më pas, Krijuesi bëri një sferë të dytë, e cila kryqëzohej me të parën. Dy sferat përfaqësohen nga një simbol i quajtur “vesica piscis”. Gjithnjë sipas kësaj teorie këto sfera ishin plani për struktura më komplekse, të cilat formuan jetën dhe Universin. Nga dy sferat, Krijuesi shtoi një sferë të tretë që ndërlidhej me dy të parat, dhe më pas një të katërt, një të pestë, e kështu me radhë. “Fara e Jetës” në staza – Ilustrim nga Mike Oprisko Ky krijim, që çon në shtatë sfera të ndërlidhura, të cilat janë ilustruar në simbolin e “Farës së Jetës”, përkon me historinë e krijimit në “Librin e Zanafillës”. Sipas tregimit, Krijuesi e krijoi botën në shtatë ditë. Simboli i “Farës së Jetës” në kohë dhe vende të ndryshme të botës Modelet e shtatë rrathëve të vendosur njëri mbi tjetrin shfaqen në artefaktet historike nga shekulli i VII para Krishtit e tutje. Ato u bënë një zbukurim i përdorur shpesh në periudhën e Perandorisë Romake dhe vazhduan të përdoren në traditat artistike mesjetare si në artin islam, ashtu edhe në artin gotik. Emri “Lulja e Jetës” i është dhënë këtij dizajni në botimet e “New Age”. Ky simbol gjendet në të paktën 15 vende duke përfshirë Skocinë, Izraelin, Kinën, Turqinë, Egjiptin, Indinë, Gjermaninë, Bullgarinë, Suedinë, Francën, Çekinë, Greqinë dhe tani Shqipërinë. Mozaiku në Durrës Arkeologu nga Shqipëria, Luan Perzhita, i cili drejton ekipin e arkeologëve në Durrës, në një intervistë për Klankosova.tv, ka bërë të ditur se gjurmët gjithmonë janë të vendasve, në rastin konkret të ilirëve dhe dardanëve si një prej fiseve më të mëdha të Ilirisë. Copëza të mozaikut iliro-dardan po zbulohen nëpër Ballkan (FOTO) *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.