Zeqiri: BE-ja dhe ShBA-ja kanë vendosur një dinamikë në dialog (VIDEO) NULL NULL 25.10.2023 18:21 25.10.2023 18:21 Adrian Zeqiri, drejtori ekzekutiv i organizatës joqeveritare ECMI, ka thënë se pas situatës së sigurisë që u përkeqësua në veri ka marrë një urgjencë çështja e dialogut Kosovë-Serbi. Në Info Magazine të Klan Kosovës, ai ka theksuar se edhe takimet e nesërme që do të zhvillohen në Bruksel me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, nga liderët e Gjermanisë, Francës, Italisë dhe përfaqësuesit e ShBA-së e BE-së. “Ka marrë një urgjencë shumë më të madhe tek faktori evropian dialogu, duke e marrë parasysh gjithashtu edhe zhvillimet gjeostrategjike që janë duke ndodhur jemi në prag të një përkeqësimi të situatës në Lindje e Mesme”. “Si duket ka qenë një vendim i brendshëm mes ShBA-së dhe BE-së të futet në një dinamikë më të shpejtë dialogu. Takimi i nesërm ka për qëllim njoftimin me këtë. Mendoj se për këtë dinamikë, urgjencë e domosdoshmëri politike do të njoftohen edhe Kurti edhe Vuçiq, do të njoftohen se kemi të bëjmë me një agjendë shumë më të ngjeshur me sanksione në rast se dështohet të arrihet kjo, do të ketë sanksione shumë më të mëdha”, ka thënë Zeqiri./Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Insistimi për votimin “tinëzar”, Kajtazi: Kurti i do votat e Listës Serbe për Haxhiun (VIDEO) 12 orë më parë