Nisin konspiracionet në BBVK2: Michael Jackson është gjallë (VIDEO) NULL NULL 22.10.2023 16:43 22.10.2023 16:43 Banorët e Big Brother Vip Kosova 2 janë duke i shijuar rrezet e diellit në oborrin e shtëpisë më të madhe në vend. Derisa ishin duke biseduar dhe kënduar në pjesën më të madhe të ditës sot, ata folën edhe për teori konspirative. Në mesin e tyre ishte edhe Gani Gërmia, i cili tha se nuk është vështirë të kuptohet që Michael Jackson nuk ka vdekur, ai fliste për një intervistë të dhënë në mediat ndërkombëtare të mikut të këngëtarit të njohur. “Shikojeni intervistën e mikut të tij të ngushtë, ai ashiqare është Michael Jackson në formën se si iu drejtojke kamerës”. “Po t’ia shohësh sytë dhe reagimet, ai ashiqare është Michael Jackson, pse është e vështirë që ne të kuptojmë kaq”, ka thënë Gania./Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.