Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tahiri: Vuçiqi më lehtë jep dorëheqje sesa ta ekstradojë Radoiçiqin (VIDEO)

NULL NULL
19.10.2023 23:37
Tahiri

Gazetari Besnik Tahiri, i ftuar në emisionin Rubikon në Klan Kosova, është shprehur se presidenti serb, Aleksandar Vuqiq, mundet me dhënë dorëheqje, por jo ta ekstradojë Milan Radoiçiqin të cilin thotë se e ka si partnerin më të rëndësishëm ekskluzivisht në këto 5 vitet e fundi.

I pyetur se a mundet fuqia e Radoiçiqit ta rrëzojë Vuçiqin, ai tha se “është e pamohueshme fuqia e tij politike dhe ekonomike”, transmeton Klankosova.tv.

“Shteti i Serbisë i ka dhënë të gjitha veglat Milan Radoiçiqit dhe disa njerëzve të tij të tjerë që të bëhen super të pasur”.

“Kjo vila që i është konfiskuar në liqenin e Ujmanit nuk krahasohet me vilën e tij në të cilën ai jeton në Dedinje të Beogradit, që është lagjja më elitare e kryeqytetit të Serbisë”.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.