Cohen: Izraeli nuk e sulmoi spitalin në Gaza, do t’i paraqesim provat në KS të OKB-së NULL NULL 18.10.2023 17:04 18.10.2023 17:04 Ministri i Jashtëm izraelit, Eli Cohen tha se Izraeli do të paraqesë sot prova mbi shpërthimin e spitalit Ahli në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. “Ne kemi prova konkrete se Izraeli nuk e sulmoi spitalin al-Ahli”, tha Cohen në një video-mesazh të regjistruar të postuar në X, shkruan NBC News, transmeton Klankosova.tv. Izraeli dhe militantët palestinezë kanë akuzuar njëri-tjetrin për shpërthimin në spital. KS i OKB-së do të mblidhet sot për të diskutuar mbi luftën Izrael-Hamas. /Klankosova.tv