Tërnava reagon për bombardimin e spitalit në Gaza: Krim kundër njerëzimit NULL NULL 18.10.2023 15:37 18.10.2023 15:37 Myftiu i Kosovës Naim Tërnava, ka reaguar pas bombardimit të spitalit në Gaza ku raportohet se kanë vdekur mbi 400 persona, në mesin e të cilëve gra dhe fëmijë. Tërnava e dënoi ashpër aktin dhe e quajti krim kundër njerëzimit. Ai tha dhuna duhet të ndalohet dhe të parandalohet Holokausti i ri. “Ftoj botën demokratike e qytetëruese, që të ndërmarrë hapa e të veprojë me shpejtësi në parandalimin e një kasaphaneje në Gaza, për të cilën do të jemi përgjegjës që të gjithë. Duhet gjetur mundësitë e premisat për ndaljen e luftimeve, kthimin në dialog e marrëveshje, si dhe rrugën për jetë në paqe e qetësi për të dy popujt”, tha myftiu Tërnava.