Begaj pas takimit me Macron: Kosova është e pavarur, aktet terroriste si ajo e Banjskës janë të papranueshme NULL NULL 17.10.2023 10:17 17.10.2023 10:17 Presidenti Bajram Begaj, ka folur pas takimit me presidentin e Francës Emmanuel Macron. Begaj e ka cilësuar vizitën një ngjarje historike. Të dy presidentës gjatë takimit kanë folur rreth dialogut Kosovë-Serbi. Kreu i shtetit shqiptar tha se është e nevojshme dënimi i akteve të dhunës dhe provokimeve në komunat veriore të Kosovës. “Kosova është vend sovran dhe i pavarur, dhe akte terroriste si ajo e Banjskës në Zveçan më 24 shtator 2023, janë të papranueshme e të dënueshme për sigurinë e saj, por edhe të rajonit e të mbarë kontinentit evropian”, tha Begaj. Bajram Begaj e falënderoi Emmanuel Macronin, për mbështetjen e këtij dialogu. “Veçanërisht përmes planit të quajtur franko-gjerman, duke nënvizuar nevojën e mbështetjes së mëtejshme të këtij dialogu”, thuhet në njoftimin e Presidences shqiptare përcjell Klankosova.tv Më 24 shtator, Serbia kreu agresion në Kosovë. Si pasojë e një sulm të armatosur nga një grup terrorist serb, u vra rreshteri Afrim Bunjaku.