Vdes Martti Ahtisaari NULL NULL 16.10.2023 09:17 16.10.2023 09:17 Ka vdekur ish-presidenti finlandez Martti Ahtisaari. Ai vdiq në moshën 86-vjeçare. Njoftimi u bë nga Presidenca finlandeze. Ahtisaari shërbeu në pozitën e presidentit të Finlandes nga viti 1994 deri në vitin 2000. Po ashtu, politikani i njohur finlandez udhëhoqi bisedimet për statusin e Kosovës, në Vjenë. Martti Ahtisaari, e fitoi edhe çmimin Nobel për paqe në vitin 2008-të. Gjatë karrierës, Ahtisaari shërbeu edhe në disa pozita të rëndësishme në Ministrinë e Jashtme të këtij vendi si dhe në OKB. I pikëlluar për vdekjen e 86 vjeçarit u shpreh edhe presidenti aktual i Finlandes Sauli Niinisto. “Marti Ahtisaari besonte në njerëzit, qytetërimin dhe mirësinë, dhe ai jetoi një jetë të mrekullueshme, të jashtëzakonshme. Ai ishte presidenti i kohërave të ndryshimit, i cili e çoi Finlandën në epokën globale të BE-së”, tha ai *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Një britanik arrestohet në Qipro nën dyshimin për spiunazh për Iranin dhe terrorizëm 21/06/2025