Bashkëpunimi Kosovë-Zvicër: Në veri konfiskohet Mercedesi në vlerë 100 mijë euro NULL NULL 11.10.2023 20:08 11.10.2023 20:08 Bashkëpunimi i policisë së Kosovës me atë të Zvicrës ka sjellë konfiskimin e një veture në vlerë prej 100 mijë eurosh. Bëhet fjalë për Mercedes Benz, S Class e cila ishte në kërkim nga autoritetet zvicerane. Rasti ka ndodhur në Mitrovicë të Veriut. “Tashmë rasti është duke u trajtuar konform procedurave ligjore nga njësitë përkatëse policore. Policia e Kosovës përmes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor (ILECU) ka një bashkëpunim të shkëlqyer me institucionet ndërkombëtare të zbatimit të ligjit si dhe ky bashkëpunim do të vazhdoj në frymën e besimit dhe bashkëpunimit edhe në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e policisë.