Të 27 vendet anëtare të BE-së dërguan zyrtarë në Kiev, por vetëm 23 kryediplomatë të pranishëm NULL NULL 02.10.2023 13:42 02.10.2023 13:42 Ukrainian Foreign Minister Dmytro Kuleba and European Union Foreign Policy Chief Josep Borrell speak to the media before EU-Ukraine foreign ministers meeting, amid Russia's attack on Ukraine, in Kyiv, Ukraine October 2, 2023. Press service of the Ministry of Foreign Affairs of Ukraine/Handout via REUTERS ATTENTION EDITORS - THIS IMAGE HAS BEEN SUPPLIED BY A THIRD PARTY. Të 27 vendet anëtare të BE-së kanë dërguar zyrtarë në një takim kyç në Kiev të hënën, tha një zyrtar i Bashkimit Evropian për CNN. Megjithatë, vetëm 23 vende kanë dërguar ministrat e tyre të jashtëm. Katër vende kanë dërguar zyrtarë të tjerë qeveritarë në vend të tyre, transmeton Klakosova.tv. Shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell pohoi më herët se ministrat e jashtëm nga të 27 vendet anëtare do të ishin të pranishëm. Blloku u mblodh në kryeqytetin ukrainas për të riafirmuar mbështetjen e tyre për Kievin në mes të pushtimit të Rusisë. Ministrat e jashtëm nga këto vende janë në Kiev: Austri, Belgjikë, Bullgari, Kroaci, Qipro, Republika Çeke, Danimarkë, Estoni, Finlandë, Francë, Gjermani, Greqi, Irlandë, Itali, Lituani, Luksemburg, Maltë, Holandë, Portugali, Rumani, Sllovaki, Slloveni dhe Spanjë. Sekretarët e shtetit letonez dhe suedez ndodhen në kryeqytetin ukrainas. Zëvendësministri i Polonisë dhe zëvendës sekretari i shtetit i Hungarisë ndodhen në Kiev, transmeton Klankosova.tv.