Njeriu i Lajçakut del ne vendin e ngjarjes ku ndodhi vrasja e policit (VIDEO) NULL NULL 24.09.2023 10:27 24.09.2023 10:27 Një polic u vra dhe një tjetër u plagos si pasojë e një sulmi të armatosur që ndodhi sot rreth orës 03:00 të mëngjesit në fshatin Banjskë të Zveçan. Gazetari i Klan Kosovës Besnik Tahiri, raportoi se në Banjskë ka arritur edhe Garry Colinson, i cili është edhe njeriu përgjegjës për veriun i ndërmjetësit të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi Miroslav Lajçak. “Unë bisedova shkurtimisht me z. Colinson. Ai më tha se ka ardhur që t’i marrë nga dora e parë informacionet, sidomos nga gazetarët”, tha Tahiri.