Pacolli për vrasjen e policit në veri: Akt terrorist NULL NULL 24.09.2023 09:37 24.09.2023 09:37 Ish-presidenti i Kosovës Behgjet Pacolli, ka reaguar pas vrasjes së policit Afrim Bunjaku dhe plagosjen e një tjetri në fshatin Banjskë të Zveçanit, në veri. Pacolli tha se ky është një akt terrorist. “Ngushëllimet e mia familjes Bunjaku, ndërsa policit tonë të lënduar i uroj shërim të shpejtë. Opozitë dhe pozitë, duhet të jemi të gjithë të bashkuar në këto momente!”, tha Pacolli.