Selmanaj: Askush nuk duhet të frikësohet nga e vërteta NULL NULL 21.09.2023 11:53 21.09.2023 11:53 Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës po diskutohet për formimin e Komisionit për hetimin e keqpërdorimeve në rezervën shtetërore. Me këtë rast deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Driton Selmanaj, tha se arsyetimet që i dha shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes Mimoza Kusari-Lila, për pengimin e formimit të këtij komisioni janë banale. Selmanaj tha se askush nuk duhet të frikësohet nga e vërteta. “E vërteta na shërben të gjithëve. Po duam ta dijmë secili cent i qytetarët të Kosovës se ku po shkon?”, tha Selmanaj. “Kush është Ridvani? Kush është Martini? Këtë po duam ta dijmë”, tha ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Insistimi për votimin “tinëzar”, Kajtazi: Kurti i do votat e Listës Serbe për Haxhiun (VIDEO) 30/06/2025
Kosova “Uniforma të grisura, antiplumba të huazuar – Policia e Kosovës në krizë logjistike” (VIDEO) 30/06/2025